1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Athina me frikën e një nate me trazira

Kryeministri grek Kostas Karamanlis shpalli një paketë prej shtatë masash për të dëmtuarit nga trazirat dhe shpreson të qetësojë situatën dhe të rikthejë besimin e njerëzve te kabineti i tij.

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis

Në kohën që rrugët e Athinës vazhdojnë të jenë të përfshira në valën e trazirav,e kryeministri Karamanlis pas mbledhjes së Komisionit Qeveritar shpalli një paketë prej shtatë masash, për të dëmtuarit e vandalizmave dhe me një ndjenjë të dukshme vendosmerie, drejtoi edhe një herë apel për unitet kombëtar. “Ecim në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, ftojmë në të njejtën rrugë të gjitha forcat politike, dhe të gjithë qytetarët,” deklaroi Karamanlis pa as autokritikën më të vogël dhe vetëm. Ai hodhi anatemën mbi “elementët e dhunës që kanë në shenjestër paqen sociale,” por edhe mbi “thirrjet, pëshpërimat dhe populizmin,” duke aluduar për opozitën e majtë dhe atë socialiste, që insistojnë për zgjedhje të parakohshme.

Të rinj grek në marrshim, 10 dhjetor, 2008.

Të rinj grek në marrshim, 10 dhjetor, 2008.

Ndër masat përmendim ndihmë financiare të drejtpërdrejtë prej 10.000 eurosh për çdo biznes të vogël, subvencionim në masën 50 përqind të dëmeve të rregjistruara nga 10 deri në 200.000 euro, kredi 15-vjeçare me garanci të shtetit për rehabilitimin e godinave të dëmtuara dhe marrja përsipër e pagesave të punonjësve dhe punëdhenësve për tre muaj në ato biznese që nuk do të jenë në gjendje të rifillojnë punën brenda datës 20 dhjetor.

Masat e marra, sado esenciale të jenë për dëmet prej 1 milardë euro, siç i cilësoi kryeministri, vështirë se mund të rikthejnë besimin tek njerëzit ndaj kabinetit të tij. Më kryesorja është të fshihen shpejt nga kujtesa e njerëzve, plagët e Athinës së traumatizuar dhe të vetë demokracisë nga represioni policor.

Para parlamentit grek, 10 dhjetor, 2008.

Para parlamentit grek, 10 dhjetor, 2008.

Konfrontimet sot nëpër rrugët e Athinës, sollën një element të ri, ato nuk ishin vetëm midis të rinjve me maska dhe forcave të rendit por, midis qytetarëve të thjeshtë dhe forcave të rendit. Me fjalët “turp turp” demostrues por edhe qytetarë të thjeshtë disaprovonin forcat policore, që sot treguan zell të tepruar duke hedhur mbi demostruesit dhe kalimtarët e rastit gaz lotësjellës.

Manifestimet masive dhe parullat kundër varfërisë, margjinalizimit social dhe mungesës së përspektives për të rinjtë, tregojnë sfidën me të cilën pritet të përballet qeveria. Për më tepër nëpër rrugët e Athinës zhvillohen akoma incidente me forcat policore dhe asnjë garanci nuk ka, se sot kryeqytetin e plagosur e pret një natë e qetë.

  • Data 10.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDFQ
  • Data 10.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDFQ