1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Athina këmbëngul në të vetën

Në sfondin e problemit madhor të Kosovës, një çështje tjetër, ajo e konfliktit Athinë-Shkup për emrin, erdhi për të konfirmuar edhe një herë vështirësinë e mirëkuptimit dhe zgjidhjeve ballkanike.

Ministri maqedon i jashtëm Milososki dhe kolegia greke, Dora Bakojani

Ministri maqedon i jashtëm Milososki dhe kolegia greke, Dora Bakojani

Athina sillet e pakënaqur për rezultatin e djeshëm dhe e irrituar veçanërisht nga përpjekja e palës tjetër për degradimin e çështjes së emrit në konflikt bilateral dhe në masa të tilla, si ai i propozuar nga ministri i jashtëm Milososki për ngritjen e një komisioni të përbashkët për shqyrtimin e teksteve shkollore, hapjen e një pikëkalimi doganor në Prespë apo nëshkrimin e marrëveshjes për evitimin e tatimit të dyfishtë. "Bisedimet kanë përmbajtje, arësye dhe qëllim konkret: gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët në çështjen e emrit," tha zëdhenësi i ministrisë së jashtme Kumuçakos, kurse më parë vetë shefja e diplomacisë greke Bakojani ishte tejet kategorike: "Le të mbarojmë pra me gjoja argumentet e të qenit eksluzivisht problem bilateral," tha Bakojani, të cilat i cilësoi "bajate" dhe theksoi se Athina nuk do të ndjekë "zotin Milososki në rrugën pa krye të veprimeve dhe deklaratave provokative".

Me argument tërheqjen e saj nga qëndrimi fillestar dhe pranimin e një emri të përbërë me termin Maqedoni, që edhe negociatori grek Vasillaqis e cilësoi në Ohër "hap gjigand", Athina fton Shkupin për një gjest analog, e akuzon për intrasigjencë dhe e paralajmëron për bllokimin e integrimit të tij në NATO prillin e ardhshëm. "Nuk blofojmë" ishte shprehja karakteristike e zonjës Bakojani që muajin tjetër do të marrë rrugën për në Uashington për ti dhenë sqarime homologes së saj amerikane Kondoliza Rice për qëndrimin grek.

Në këto kushte Athina duket se nuk përllogarit një faktor që mund ti vinte në ndihmë, atë shqiptar që kërkon të ketë edhe ai rol në bisedime dhe propozon si emërtim "Maqedoninë e Re", gjë që nuk përjashtohet në të ardhmen. "Është çështje e brendshme e Shkupit, ne bisedojmë me autoritetet zyrtare por do të uronim që negociatat të kishim mbështetjen totale të popullsisë," u shpreh një burim i lartë i ministrisë së jashtme greke, ku ishte pritur muaj më parë edhe lideri shqiptar, Ali Ahmeti.

  • Data 22.01.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cvtg
  • Data 22.01.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cvtg