1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Athina i drejton tone miqësore Shkupit

Duke ia lenë kryesisht medias entuziazmin për "rezultatin e suksesshëm të Bukureshtit" Athina zyrtare adoptoi tone të ulëta duke ndërmarrë njëkohësisht ndaj palës tjetër një ofensivë miqësie.

Ministri i jashtëm maqedonas Milososki dhe kolegu grek Dora Bakojani

Ministri i jashtëm maqedonas Milososki dhe kolegu grek Dora Bakojani

"Dua tu drejtohem fqinjëve tanë dhe tu them se objektivi i Greqisë nuk është që t’i poshterojë, por ti forcojë si një vend që përpiqet të qendrojë në këmbët e veta" deklaroi kryeministri grek Karamanlis në mesazhin e mbremshëm nga selia e ambasades greke në Bukuresht. Karamanlis theksoi gjithashtu se në këtë çështje vendi i tij nuk dëshiron që të ketë "fitimtarë dhe të humbur" dhe "në mesin e një rruge të vështirë", sikurse tha, i drejton apel të ri udhëheqjes së Shkupit për vazhdimin e bisedimeve për "një zgjidhje në interes të gjithë rajonit".

"Kemi akoma rrugë para nesh. Përpjekja vazhdon. Çështja nuk përfundoi në Bukuresht" theksoi gjithashtu Karamanlis edhe pse emri u bë dhe çështje e NATO-s, që tashmë do t’i ofrojë ftesën Maqedonisë kur të arrihet zgjidhje konsensusi. Analistët grekë tërheqin vëmendjen për menaxhim me urtësi të fitores jo vetëm në raport me fqinjin verior por edhe Uashingtonin me gjithë deklaratat e këtij të fundit "se nuk ndëshkon njeri". Objektivi kryesor i Athinës është që të tërheqë palën tjetër nga dekurajimi dhe indinjata aktuale në një bashkëpunim konstruktiv në kuadrin e OKB-së dhe më kryesorja të evitohet një traumatizim i mundshëm i marrëdhënieve bilaterale. "Dëshirojmë të bëhemi miq dhe partnerë, duam ti shohim të hyjnë në NATO" tha ministria e jashtme Bakojani në mesazhin e saj, shumë më miqësor bile se i kryeministrit, ku foli gjithashtu për kushtin e "marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë" dhe nuk mungoi të paralajmërojë me të njëjtin qëndrim dhe për ftesën e pritshme të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, vjeshten e ardhshme, në qoftë se nuk arrihet kompromisi për emrin. Gjithçka, pra, do të varet nga mënyra se si do të menaxhojë të nesermen e Bukureshtit dhe opcionin e denoncimit të Marrëveshjes së Ndërmjetme vetë Shkupi, mbi të cilin kthehen tashmë më më forcë dhe dritat e aktualitetit të rajonit tonë.

  • Data 04.04.2008
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DbrQ
  • Data 04.04.2008
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DbrQ