1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Athina e gatshme për fillimin e bisedimeve për emrin e Maqedonisë

Athina e konsideron "esenciale për stabilitetin e rajonit" çështjen e emrit të Maqedonisë. Ministria e jashtme Bakojani i drejtoi apel Uashingtonit që të influencojë mbi Shkupin për frenimin e reagimeve emocionale.

Vazhdon grindja për çështjen e emrit të Maqedonisë

Vazhdon grindja për çështjen e emrit të Maqedonisë

Athina filtron si sinjale pozitive uljen e toneve së fundi në Shkup në një kohë që vetoja përkrahet nga pjesa dërrmuese e opinionit grek si fitore e diplomacisë greke. 95 përqind e të anketuarve nga shoqëria demoskopike Public Issue e cilësuan të drejtë veton dhe vetëm 1 përqind gabim.

Në këto kushte Athina shprehet e gatshme për rifillimin e bisedimeve duke vlerësuar pozitivisht dy gjëra: Së pari, informacionin se ndërmjetësi ndërkombëtar Nimetz mund të dalë me një propozim të ri "Nova Makedonija", që Athina duket se do ta pranojë pasi jo rastësisht vetë Karamanlis flet për emërtim unik, erga omnes, me "përcaktim të qartë", në vend të atij gjeografik. E dyta, vizitën të merkurën në Athinë të ndihmëssekretarit amerikan të shtetit Mat Braiza që do të shënojë dhe rivendosjen e kontakteve të drejtëpërdrejta greko-amerikane të ndërprera që në prag të samitit të Bukureshtit me biseden "episodike" telefonike Bakojani-Rice. "Ajo që duam ne është që të vazhdojnë bisedimet" tha ministria e jashtme Bakojani duke kërkuar nga Uashingtoni të ndërmarrë iniciativë dhe të frenojë reagimet emocionale në Shkup, deri diku të kuptueshme", sikurse shtoi. Çështja e emrit, "esenciale për stabilitetin e rajonit", sikurse e cilësoi, pritet të diskutohet gjatë kësaj jave në seancën për Ballkanin dhe Kosovën të takimit të 12-të të Economist në Athinë ku do të marrin pjesë 5 ministra të jashtëm ballkanas.

Me opcionin e zgjedhjeve të hapur në Shkup Athina shikon si më realiste në fakt -dhe e mirëpret- një iniciativë nga presidenca franceze e Bashkimit Evropian gjashtëmujorin e dytë, e cila do të dojë të evitojë me çdo kusht një veto të dytë të Greqisë. Diplomacia franceze vlerësohet si më flexible nga aj amerikane dhe më afër problemeve ballkanike nga qarqe diplomatike, kur Bakojani jo rastësisht tha gjatë këtij weekendi se Amerika si fuqia më e madhe botërore influencon zhvillimet por është mit se "dikton zgjidhjet". "Në asnjë vend nuk japin urdhëra, as te ne as te Shkupi" tha shprehimisht shefja e diplomacisë greke.

  • Data 07.04.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdEQ
  • Data 07.04.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdEQ