1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Athina bllokon ndihmën ekonomike për Shkupin

Kryeministri grek Karamanlis deklaroi se Athina do të bollokojë ndihmën ekonomike dhe se nuk do të disbursojë asnjë euro për ndërtimin e Korridorit 10. Korridori emërtua së fundi nga Shkupi "Aleksandër i Maqedonisë".

default

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis

Në të njëjtën sallë ku një ditë më parë bëhej ratifikimi i MSA-së Shqipëri-Bashkim Evropian, si dëshmi kredibiliteti për Athinën sa i takon marrëdhënieve të saj me fqinjët, u përvijua edhe një herë me forcë klima e acaruar në marrëdhëniet me fqinjin tjetër, Maqedoninë. Kryeministri grek Kostas Karamanlis shpalli bllokimin e ndihmës greke në kuadrin e "Planit Grek për Rindërtimin e Ballkanit", i cili arrin në 50 milionë euro. Konkretisht kryeministri grek tha, se Greqia nuk do të lejojë të disbursohet asnjë euro për ndërtimin e Korridorit 10, duke paralajmëruar edhe një herë se “ambicjet evropiane dhe euroatlantike të FYROM nuk do të plotësohen” përsa kohë lidërshipi i vendit fqinj do të vazhdojë të kultivojë “një atmosferë provokative dhe nacionaliste”. Fjala është për emërtimet me emrat historikë të Maqedonisë, nga të cilat më të fundit, emërtimi i stadiumit në Shkup “Filipi i Maqedonisë” dhe i Korridorit 10 “Aleksandër i Maqedonisë”. Prej spektrit politik grek por edhe opinionit të gjerë, ato u cilësuan tejet provokative dhe fqinji u akuzua për uzurpim të historisë.

Të dy fqinjët hynë në një orbitë acarimi të madh politik, veçanërisht pas vetos së Bukureshtit që i çoi deri në Hagë, nga qorrsokaku i së cilës mund t'i nxjerrë vetëm kapërcimi i konfliktit për emrin. “Kemi thënë se cila është zgjidhja: një emër, me përcaktim gjeografik për të gjitha përdorimet” deklaroi Karamanlis. Ai u kritikua nga opozita socialiste për “pseudotrimëri” pasi nuk u bllokuan prej kabinetit të tij të djathë por edhe ata të mëparshëm socialistë, fonde të disbursuara për Shkupin që arrijnë në 1.1 milardë euro.


Me gjithë tensionet politike të këtyre vitëve, është hera e parë që ndërmirret një masë presioni ekonomik nga ana e Athinës, veçanërisht pas përvojës negative të embargos shumëvjeçare të viteve '90-të. Kujtojmë se një hap i ngjashëm, në tetor të vitit 2007, u tërhoq mbrapsht pa kaluar asnjë ditë nga ana e ministrisë së jashtme.

  • Data 17.01.2009
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GaUN
  • Data 17.01.2009
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GaUN