1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atentatori i Shën Peterburgut me origjinë nga Kirgizia

Sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë në Shën Peterburg autori i atentatit në metro vjen nga Kirgizia. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka ofruar Putinit ndihmën e SHBA-së.

Russland Rettungskräfte am Sennaja-Platz in Sankt-Petersburg (DW/J. Wischnewetzkaja)

Sheshi Senaja në metronë e Shën Peterburgut

Komisioni hetimor rus dhe Ministria e Brendshme janë shprehur një ditë pas shpërthimeve në metronë e Shën Peterburgut, se ishte një atentat vetëvrasës. Ata pohojnë se lënda shpërthyese "duhet të jetë aktivizuar nga një person, pjesët e kufomës së të cilit janë gjetur në vagonin e tretë të trenit."

Shërbimi Informativ i ish-republikës sovjetike, Kirgizi po ndihmon autoritetet ruse në hetimet për atentatin në metronë e Shën Peterburgut. Duket se autori është një kirgiz i ri me gjasë edhe me pasaportë ruse, bëri të ditur shërbimi sekret në kryeqytetin Bishkek. Edhe hetuesit rusë kanë dyshime për këtë person si autor i tragjedisë në metro.

Një zëdhënës i Shërbimit Informativ të Kirgizisë i tha agjencisë AFP, se atentati është kryer nga i ri Akbarshon D. që ka lindur në vitin 1995 në qytetin Osh në jug të Kirgizisë. Ndërsa agjencia e lajmeve Interfax duke iu referuar qarqeve të sigurisë u shpreh se autori ka pasur lidhje me qarqet radikal-islamiste të ndaluara në Rusi.

Ndërkohë pas sulmit në metronë e Shën Peterburgut numri i viktimave është rritur në 14 vetë, sipas të dhënave zyrtare. 11 vetë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë pas dëmtimeve në spitale apo ambulanca, bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Veronika Skvorzova.

Reagime të tronditura

Presidenti Putin, i cili në kohën e atentatit ndodhej në Shën Peterburg u shpreh se hetimet po zhvillohen në të gjitha drejtimet. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi aktin si "një sulm terrorist barbar dhe frikacak". Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave. Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump dënoi aktin dhe në një telefonatë me presidentin Putin ofroi mbështetjen amerikane. Ai shprehu hidhërimin e thellë për humbjen e jetëve të njerzëve dhe i ofroi familjeve të viktimave dhe popullit rus ngushëllimet më të sinqerta.

Kancelarja Merkel u shpreh po ashtu e tronditur në një telegram drejtuar presidentit Putin. Ndërsa presidenti gjerman, Steinmeier deklaroi në Berlin se i ndjek me hidhërim dhe tronditje lajmet që vijnë nga Shën Peterburgu.