1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atentatori i Bostonit para gjykatës

Gati dy vjet pas atentatit ndaj vrapimit të maratonës në Boston, nisi procesi kundër të dyshuarit si atentator. Detyra e parë e vështirë: zgjedhja e jurisë së trupit gjykues.

Atentatori

Atentatori

Vetëm kjo mund të zgjasë me muaj të tërë. Gjykata kompetente federale në shtetin amerikan Massachusetts ka ftuar 1200 kandidatë, aq sa asnjëherë më parë për një proces me juri në SHBA. Prej tyre do të zgjidhen një dyzinë.

I dyshuari si atentator Xhohar Zarnajev, sipas akuzës ndezi së bashku me të vëllanë, Tamerlan në 15. prill 2013 dy bomba të ndërtuara vetë. Bombat qenë fshehur në dy çanta shpine dhe u aktivizuan pranë finishit të vrapimit të maratonës. Tre vetë e humbën jetën, kur lëndët shpërthyese u ndezën, më shumë se 260 vetë u plagosën. Gjithsej 16 viktimave iu prenë pjesërisht ose plotësisht këmbët.

Në kërkim të dymbëdhjetë anëtarëve të jurisë

Ky është atentati më i rëndë terrorist në SHBA që prej 11 shtatorit 2001. 21 vjeçari akuzohet gjithsej për 30 pika të aktakuzës, midis tyre përdorimi i një "armë të asgjësimit në masë". Në bazë të aktakuzës, vëllezërit e kanë planifikuar bashkë atentatin dhe i ndërtuan bombat duke përdorur tenxhere me presion, barut të zi dhe me cifla. Kamerat e vëzhgimit i tregojnë të dy vëllezërit Zarnajev si i lenë çantat e shpinës në anë të pistës së vrapimit. Xhohari megjithatë thotë se është i pafajshëm në të gjitha pikat.

Sulmi i tmerrshëm në Boston

Sulmi i tmerrshëm në Boston

Pikëpyetja e madhe e procesit është nëse i akuzuari do t'i shpëtojë dënimit me vdekje. Në Massachusetts vërtet që dënimi me vdekje është hequr që në vitin 1982, por procesi gjyqësor mbahet para një gjykate federale në Boston. Dhe përpara më pak se një viti, ministri i Drejtësisë i SHBA, Eric Holder e autorizoi shprehimisht prokurorinë që të kërkojë dënimin me vdekje. Megjithatë Massachusettsi ndodhet në një Verilindjen me drejtim liberal të SHBA. Në bazë të anketimeve, shumica e të pyeturve e konsiderojnë të mjaftueshëm burgimin e përjetshëm. Ekspertët presin që mbrojtësit ta karakterizojnë mandantin e tyre si një person që mund ta ndikosh lehtë, i cili u dominua nga i vëllai, i cili pati zhvilluar pikëpamje gjithnjë e më radikale myslimane.

Pas atentatit, vëllezërit arritën fillimisht që të fshiheshin për disa ditë. Kur policia federale FBI publikoi fotografi të tyre nga kamerat e vëzhgimit në vendin e atentatit, sipas aktakuzës të rinjtë u nisën me lëndë të tjera shpërthyese dhe një armë gjysmëautomatike për në kompleksin e universitetit MIT.

Në arrati e sipër, vëllezërit vranë një polic. Tamerlani vdiq gjatë ndjekjes nga policia, Xhohari u plagos dhe u kap më në fund në një varkë në periferinë e Bostonit, Watertown.

Atentati e tronditi Amerikën. I akuzuari ishte në kohën e atentatit 19 vjeç. I riu me origjinë çeçene jetonte që në moshën tetëvjeçare në SHBA, ku ndoqi shkollën e mesme. Ai mban nënshtetësinë e SHBA.

Familja e tij pati ardhur në vitin 2002 në SHBA. Në kohën kur ndodhi atentati, të dy djemtë jetonin pa prindërit në SHBA. Ata qenë shpërngulur ndërkohë në kryeqytetin e republikës ruse të Dagestanit, Mahaçkala.