1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Atentatori i Barcelonës vritet në aksionin e policisë

I dyshuari kryesor i atentatit të Barcelonës, Younes Abouyaaqoub u vra në afërsi të kryeqytetit katalanas. Sipas policisë, imami i konsideruar si kreu i celulës terroriste, nuk jeton më.

Policia konfirmoi aksionin në qytetin Subirats, 60 kilometra larg Barcelonës.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se një grua e pati informuar policinë, pasi Younes Abouyaaqoub iu qe afruar shtëpive në lokalitetin e vogël. Kur i qenë drejtuar, Younes Abouyaaqoub mori arratinë në vreshtat që ndodheshin pranë. Atje u ndalua nga policia. Marokeni pati thirrur "Allahu akbar", "Zoti është i madh", u bë e ditur në raportet e medieve. Një brez lëndësh shpërthyese, të cilin e mbante, rezultoi i gënjeshtërt.

Policia beson se Abouyaaqoub është personi që e drejtoi automjetin e veprës kriminale të enjten. Ai udhëtoi me një kamion të vogël në shëtitoren Las Ramblas ku shtypi 13 vetë dhe plagosi më shumë se 120 vetë.Pak para aksionit të policisë qenë publikuar pamje me të cilat kërkohej Abouyaaqoub.

Spanien | Fahndungsbilder des mumaßlichen Attentäters Younes Abouyaaqoub (picture-alliance/AP Photo/Spanish Interior Ministry)

Kërkimin, autoritetet spanjolle e patën zgjeruar në shtete të tjera evropiane. Në arrati e sipër, Abouyaaqoub vrau edhe një person tjetër, për t'i marrë veturën. Viktima u zbulua në një veturë Ford Focus, e cila pati çarë bllokadën e policisë pak pas atentatit në Ramblas. Shefi i Policisë, Josep Lluis Trapero, ministri i Brendshëm, Joaquim Form dhe ministri i Drejtësisë, Mundo e patën shpallur person në kërkim Abouyaaqoub-in.

Celula terroriste në Katalonjë

Younes Abouyaaqoub-i ishte anëtari i vetëm që ndodhej në arrati i celulës islamike të përbërë nga 12 vetë, e cila besohet se qëndron pas atentateve në Barcelonë dhe në Cambrill. Pesë prej tyre u vranë të enjten në mbrëmje në rajonin e pushimeve Cambrill, pasi patën vrarë më parë një grua. Katër të dyshuar të tjerë u arrestuan nga policia. Dy vdiqën të mërkurën në një shpërthim në lokalitetin Alcanar.

Siç bëri të ditur tani policia, njëri nga dy këta të vrarë ishte imami Abdelbaki Es Satty. Ai besohet se i radikalizoi atentatorët e Barcelonës dhe Cambrilsit. Pas zhdukjes së tij të martën e kaluar, ai u shpall në kërkim. Por autoritetet spanjolle patën supozuar se ai mund ta kishte humbur jetën në shpërthimin në Alcanar. Në shtëpinë e atjeshme, hetuesit gjetën gjurmë lëndësh shpërthyese dhe më shumë se 120 shishe me gaz. Policia beson se shpërthimi i shkaktua pa dashje dhe pastaj anëtarët e celulës terroriste morën automjete, për t'i kryer atentatet.