1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Atentati ndaj Benazir Butos lë vend për shumë spekulime

Pas vrasjes së Benazir Butos suksesi i procesit të demokratizimit në Pakistan është bërë i pamundshëm.

default

Benazir Buto

Rreth autorëve të mundshëm të këtij atentit ndaj politikanes opozitare pakistaneze Benazir Buto gazeta "Këlner Stadt-Anzeiger" shkruan: "Armiqve të shoqërisë paqësore dhe civile nuk u bie ndër mend ndonjë mjet tjetër se sa ai i terrorit të përgjakshëm. Me vrasjen e Benazir Butos ata i kanë vënë një herë për një herë pengesë zhvillimit në Pakistan. Armiqtë e Butos ishin si në radhët e ushtrisë edhe të shërbimit të fortë sekret në Pakistan, apo të paktën në krahun islamist të tyre. Po ajo kishte edhe armiq të radhët e aparatit qeveritar dhe të admistratës, të cilët kishin frikë se mos humbnin privilegjet pas një fitorje të mundshme të Butos. Por veç tyre të gatshëm për dhunë janë ata radikalë islamikë, që mbështesin bandat e armatosura në Kashmir dhe në territoret kufitare në veriperëndim të vendit apo ata që kanë qenë nëpër shkolla të tilla kurani, ku mësohet më tepër dhuna nihiliste se sa feja." Gazeta "Westdeutsche Allgmeine Zeitung" vëren: "Momenti i atentatit pak përpara zgjedhjeve të planifikuara për datën 8 janar lë vend për shumë spekulime për dorasit. Kush fshihet pas atentatit ekstremistët myslimanë që kishin kohë që e urrenin këtë grua të pushtetshme? Apo mos janë ndoshta qarqet e shërbimeve sekrete që mundohen të qëndrojnë me të gjitha forcat në pushtet? Ndoshta kjo gjë nuk do të zbulohet kurrë. Gazeta "Lübecker Nachrichten" shprehet me nota kritike ndaj zhvillimeve të mëtejshme në Pakistan: "Pakistani, në këtë vend që është njëkohësisht edhe fuqi atomike, rrotullohen ekstremistë dhe terroristë të të gjitha llojeve. Pas atentatit vdekjeprurës ndaj Benazir Butos, Pakistani është shndërruar në një fuçi baruti me një potencial të jashtëzakonshëm eksploziv. Për momentin është e vështirë të japësh prognoza për të ardhmen e këtij vendi të përçarë, po gjendja s'duket e mirë. Aparati i shtetëror dhe administrativ si dhe organet e sigurimit nuk janë në gjendje të sigurojnë rregullin shtetëror në vend. Megjithë ndihmat masive nga Uashingtoni presidenti Musharraf dhe ushtarakët e tij e kanë të vështirë t'i vënë frerin islamizimit militant. Këto perspektiva të errta duhet t'i shkaktojnë shqetësime edhe perëndmit."
"Berliner Zeitung" shkruan: "Pas vrasjes së Benazir Butos suksesi i procesit të demokratizimit në Pakistan është bërë i pamundshëm. Ndoshta Pakistani do të ketë fat në rast se përkohësisht Musharrafi do të arrijë të rivendosë përkohësisht pushtetin e tij si sundimtar i vetëm në vend, sepse me sa duket më i mundshëm është varianti të gjithë kundër të gjithëve. Thuhet se Al Kaida është instaluar mirë në Pakistan dhe islamistët militantë janë mjeshtra të destabilizimit të dhunshëm. Nuk dihet nëse ishin ata që e vranë Buton, por ata me siguri që mendojnë se ka ardhur momenti për ta zhytur Pakistanin në kaos dhe për t'u vendosur në pushtet si një forcë e fortë ideologjike ."
  • Data 27.12.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ChDd
  • Data 27.12.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ChDd