1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atentat i rëndë me bombë fshehur në një automjet para ambasadës daneze në Islamabad

Shkas për atentatin besohet se janë karikaturat e Mohamedit, të publikuara sërish në mediet daneze në muajin shkurt.

Pamje nga sulmi ndaj ambasadës daneze në Islamabad

Pamje nga sulmi ndaj ambasadës daneze në Islamabad

Në një atentat të rëndë me bombë të fshehur në një automjet para ambasadës daneze në Islamabad, sot u vranë të paktën tetë vetë. 20 të tjerë u plagosën dhe 15 prej tyre janë në rrezik për jetën. Ndërtesa e ambasadës dhe disa automjete u dëmtuan rëndë. Shkas për atentatin besohet se janë karikaturat e Mohamedit, të publikuara sërish në mediet daneze në muajin shkurt.

Një reportere e televizionit pakistanez GEO u bë rastësisht dëshmitare e atentatit: "Ta hajë dreqi, një shpërthim bombe, " thirri gazetarja.

Pak pas kësaj; panik dhe tmerr në një nga lagjet më të mira të Islamabadit. Rreth orës 13 sipas orës lokale, një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin pakistanez. Një shtyllë tymi u ngjit mbi lagjen e diplomatëve dhe të banimit. Lënda e shpërthimit shkatërroi një numër automjetesh dhe dëmtoi murin anësor si dhe fasadën e ambasadës daneze si dhe godina fqinjë. Shpërthimi la një krater rreth dy metra të gjerë dhe një metër të thellë në rrugën e asfaltuar. Kudo dritare të copëtuara, pjesë muri, mbeturina automjetesh.

"Rrugët e prekura këtu në lagjen F-6/2, ku ndodhet ambasada daneze, kanë një denduri të madhe banorësh, tregon një dëshmitar. Forcat e shpëtimit kanë aktualisht problem që t'i nxjerrin të vdekurit dhe të plagosurit."

Sipas hetimeve të para, një bombë me forcë detonuese 20 deri 25 kg shpërtheu para ambasadës daneze. Tani po bëhen hetime nëse kemi të bëjmë me një atentat me atentator vetëvrasës. Dëshmitarë bënë të ditur se menjëherë pas atentatit ka pasur disa të vdekur. Kjo shifër po shtohet vazhdimisht.

Midis viktimave ka edhe të huaj

Përfaqësues të autoriteteve nuk e përjashtojnë që midis viktimave të jenë edhe të huaj: "Ne jemi ne mes të punëve të shpëtimit dhe në sigurimin e dëshmive. E qartë deri tani është që në këtë tragjedi e humbën jetën edhe dy policë."

Shumë njerëz kanë marrë plagë të rrezikshme, prandaj ekziston droja se numri i viktimave mund të shtohet. Në afërsi ndodhen edhe godina të OKB-së dhe misione të tjera diplomatike. Por policia dhe shërbimi i fshehtë pakistanez besojnë se synimi i sulmit ka qenë ambasada daneze. Shërbimi i fshehtë ka pasur sipas të dhënave të tij gjithmonë e më shumë indikacione në gjashtë muajt e fundit, se ambasada mund të bëhet objekt sulmi, për shkak të karikaturave të Muhametit.

  • Data 02.06.2008
  • Autor Christof Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EBKD
  • Data 02.06.2008
  • Autor Christof Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EBKD