1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atentat i përgjakshëm në Arizona - Qëllohet deputetja Giffords

Një 22 vjeçar të shtunën plagosi rëndë një deputete të Kongresit të SHBA-së në Arizona duke e qëlluar atë në kokë. Atentatori qëlloi edhe ndaj gjashtë vetëve të tjerë. Motivet dhe sfondi i atentatit janë të paqarta.

Pas atentatit në Arizona më 08.01.2011

Pas atentatit në Arizona më 08.01.2011

Në sheshin e parkimit të një qendre tregtare në Tukson të shtetit federal të Arizonës në SHBA deputetja demokrate e Kongresit, Gabrielle Giffords, në ditët e pushimeve ka bërë ftesë për një bisedë me qytetarët. Pak pas orës 10:00 shfaqet një djalë i ri me një pistoletë. Dëshmitari okular Steven Rayle përshkruan sa më poshtë atë që ndodhi: „Unë pashë lart, teksa i armatosuri vuri në shënjestër Giffords. Ishte një moment jo real. “

Deputetja Gabrielle Giffords

Deputetja Gabrielle Giffords

Djali e qëlloi politikanen 40 vjeçare një herë në kokë. Më pas ai qëlloi pa kontroll ndaj njerëzve përreth, thotë dëshmitari Rayle në televozionin CNN. Atentatori plagosi 18 vetë, gjashtë prej të cilëve gjetën vdekjen. „Ishin 20 deri në 25 vetë. Shumicën ai i qëlloi.“

Giffords i mbijeton atentatit

Më në fund dy burra e mbërthyen atentatorin, përndryshe ai do të kishte vrarë më shumë vetë, thotë më pas sherifi përgjegjës. Për orë të tëra nuk është e qartë, nëse deputetja demokrate Giffords ka vdekur apo i ka mbijetuar sulmit. Qarkullojnë njoftime kontradiktore. 40 vjeçarja u dërgua në klinikën universitare të Tuksonit. Më pas mjeku Peter Rhee të shtunën (08.01) pasdite doli para gazetarëve dhe dha lajmin çlirues: „Gjendja e saj është kritike. Neurokirurgët e kanë përfunduar operacionin. Unë jam disi optimist, se ajo do të mbijetojë."

Qendra spitalore universitare në Tukson, njerëzit duan të mësojnë për gjendjen e deputetes Gabrielle Giffords

Qendra spitalore universitare në Tukson, njerëzit duan të mësojnë për gjendjen e deputetes Gabrielle Giffords

Gabrielle Giffords është një nga 13 të plagosurit rëndë. Gjashtë vetë kanë gjetur vdekjen prej të shtënave, ndër to edhe një vajzë nëntë vjeç si dhe gjyqtari më i rëndësishëm federal në Arizona.

Të shtunën pasdite në shtëpinë e bardhë në Uashington presidenti Barack Obama, i cili dukej mjaft i tronditur, foli në një konferencë shtypi: „Eshtë një tragjedi për Arizonën dhe një tragjedi për vendin tonë.“ Presidenti Obama dërgoi menjëherë policinë federale FBI në Tukson. Politikanët si demokratë edhe republikanë janë të shokuar prej këtij atentati ndaj koleges së tyre.

Presidenti Barack Obama

Presidenti Barack Obama

I pandehuri ndërkohë ndodhet në arrest në Tukson. Ai është një 22 vjeçar dhe quhet Jared Lee Loughner. Sherifi përgjegjës Clarence Dupnik e konsideron atë të paqëndrueshëm psiqikisht: „Ai ka pasur probleme në të shkuarën. Ne besojmë se ai nuk është autor i vetëm. Ka të dhëna, që ai ka ardhur në vendin e ngjarjes me një person tjetër.“

Dhoma e Përfaqësuesve: Shtyhet seanca e votimit për shkak të atentatit

Tani policia është në kërkim të këtij personi, një i bardhë rreth të 50-ave. I pandehuri hesht lidhur me motivin, se përse ai donte ta vriste demokraten Giffords, e cila vlerësohet shumë edhe prej republikanëve. Sherifi Dupnik konsideron si një arsye për aktin atmosferën e ndezur politike. Në Arizona vitin e kaluar hyri në fuqi një ligj mjaft rigoroz emigracioni. Grindja për këtë ligj e ka përçarë thellë shtetin. „Indinjata, urrejtja dhe fanatizmi në vendin tonë janë të padurueshme. Për fat të keq Arizona është bërë epiqendra e këtyre ndjenjave. Ne jemi si të thuash Meka e paragjykimeve dhe e fanatizmit.“

Pamje nga vendi i ngjarjes në Tukson

Pamje nga vendi i ngjarjes në Tukson

Si reagim ndaj atentatit të përgjakshëm Dhoma e Përfaqësuesve i ka shtyrë votimet e planifikuara për javën e ardhshme. Këtë e komunikoi të shtunën drejtuesi i mazhorancës republikane, Eirc Cantor. Në axhendë ishte edhe votimi për kthimin e projektligjit mbi reformën miliardëshe në sistemin e shëndetësisë të planifikuar nga presidenti Barack Obama.

Autor: A. Engelke / V. Filaj-Ballvora

Redaktoi: A. Dodi

  • Data 09.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zvVb
  • Data 09.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zvVb