1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atentat i dyfishtë në Dagestan, në veri të Kaukazit

Nga atentati u vranë sot të paktën 11 vetë. Në qendër të qytetit Kisljar u aktivizua fillimisht një makinë-bombë, tha policia. Po sipas saj pak më vonë një atentator vetëvrasës hohodhi veten në erë.

default

Atentat në Kisljar, Dagestan

Ato janë të planifikuara dhe të mirëmenduara deri në hollësi. Edhe atentatet e fundit vetëvrasëse në veri të Kaukazit. Gjatë një kontrolli rrugor drejtuesi i një automjeti aktivizoi një bombë. Kur policia dhe kalimtarët u mblodhën rreth vendit të ngjarjes, një tjetër atentator vetëvrasës hodhi veten në erë. Ai ishte veshur si polic.

Vendi i ngjarjes: Dagestan, në qytetin kaukazianoverior Kisljar në afërsi të një stacioni policie dhe të një shkolle. Të paktën 11 të vrarë janë regjistruar deri tani, shumica policë. Që nuk pati më shumë, kjo është rastësi. Në një shkollë atje pranë kishte edhe fëmijë të vegjël. Ministri i brendshëm rus Rashid Nurgalijev shpjegoi:

Russland Innenminister Raschid Nurgalijew

Ministri i brendshëm rus, Rashid Nurgalijev

"Aktet e terrorit sot tregojnë qartë se terroristët mund të kthejnë gjithçka në cak të atentateve të tyre. Jini vigjilentë!"

Islamistët luftojnë për një shtet fetar të pavarur

Në rajonin e konfliktit të Kaukazit verior ka herë pas here atentate, në shumicën e rasteve të kryera nga separatistët islamistë, që luftojnë për një shtet fetar të pavarur. Për masakrën në metronë e Moskës, vetëm dy ditë më parë, shërbimi i fshehtë rus FSB bën përgjegjës gjithashtu terroristë nga Kaukazi verior. Islamistë militantë kishin kërcënuar në internet se do ta zhvendosnin luftën në qytetet ruse.

Rusia ashpërson ligjet kundër terrorit

Kryeministri Putin, i cili që nga koha si president ndiqte një kurs moslëshues kundër terroristëve nga Kaukazi, kërcënoi me fjalë të rrepta se do t'i ndiqte organizatorët e terrorit:

Karte Dagestan

Hartë e Dagestanit

"E dimë që jeni atje poshtë, por për oganet e sigurisë është çështje nderi që t'ju nxjerrin nga fundi i kanalizimeve."

Edhe presidenti Medvedev i ashpërsoi ligjet për terrorin. Në të njëjtën kohë po shtohet kritika ndaj politikës së ashpër ndaj Kaukazit të dyshes Putin-Medvedev. Kështu për shembull gazeta e madhe "Moskovski Komsomolez" shkroi: "Kur në Kaukaz përdoret "pa mend" dhunë, këta të dy me siguri që nuk preken, por preket me siguri populli rus."

Autor: Karla Engelhard/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 31.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mj0a
  • Data 31.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mj0a