1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Atdhe i ri për irakianët

Gjetja e një atdheu të i ri legal në Gjermani, apo në vende të tjera evropiane është një shans i vërtetë për shumë refugjatë irakianë. Megjithatë ishte menduar që numri i tyre të ishte më i lartë.

default

Refugjatë irakianë në Siri, 10 shkurt 2008

Bashkimi Evropian ndodhet ende larg qëllimit për pranimin e 10.000 refugjatëve të rrezikuar irakianë. Sipas të dhënave të diplomatëve në Bruksel aktualisht planifikohet pranimi i vetëm 5.000 refugjatëve, të cilët do të shpërndahen në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Gjermania do të jetë pranuesi më i madh me rreth 2.500 njerëz, të cilët aktualisht ndodhen në Siri dhe Jordani.

Alaa Saduun është mirënjohës. Ky irakian ka disa muaj që jeton në Gjermani. Në Irak ai punonte për gazetarë të ndryshëm, përkthente dhe hulumtonte. Kjo e bëri atë armik të ekstremistëve. Alaa Saduun u arratis nga Iraku.
"Kjo ishte shumë e rrezikshme për mua, sa për një fije floku më kushtoi jetën. Por Gjermania më shpëtoi mua dhe fëmijët e mi. Ky është humanizëm".

Irakische Flüchtlinge in Syrien

Refugjatë irakianë në Damask të Sirisë presin ndihmë nga agjensia e OKB-së për refugjatë, 10 shkurt 2008

Këtë humanizëm do ta provojnë edhe 2.500 irakianë të tjerë. Ata pritet të vijnë gjatë javëve të ardhshme në Gjermani. Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, në Siri dhe Jordani jetojnë 75.000 irakianë, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Në mesin e tyre ka të krishterë, të përndjekur politikë, nëna, që rrisin vetëm fëmijët.

Ministrat e brendshëm të BE-së konsultohen për pranimin e refugjatëve

Në fund të vitit 2008 ministrat e brendshëm të BE-së ranë dakord të pranojnë 10.000 prej tyre. Gjermania, e cila pasohet nga Suedia dhe Britani e Madhe pranon shumicën e këtyre refugjatëve. Megjithatë në qarqe diplomatike në Bruksel thuhet se aktualisht nuk do të pranohen më shumë se 5.000 vetë. Shifrat e sakta do të njoftohen pas takimit të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së. Sa kanë ardhur në vitin 2007 dhe 2008 dhe sa do të jenë në vitin 2009? Pranimi i tyre nga shtetet është vullnetar. Kris Pollet nga Amnesty International Europa është megjithatë i bindur se:

"Problemi i refugjatëve irakianë ndodhet ende në tryezë. Ne e kemi kuptuar kështu, që Këshilli i ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë do ta diskutojë këtë problem dhe ne shpresojmë, që vendet anëtare do të respektojnë marrëveshjen për pranimin e 10.000 refugjatëve në Bashkimin Evropian".

Irakische Flüchtlinge in Syrien kehren in Irak zurück

Bashkimi Evropian ka rritur ndërkohë buxhetin e Fondit Evropian për Refugjatë për dhjetë milionë të tjerë. Në këtë mënyrë shtetet anëtare do të marrin nga 4.000 € për çdo refugjat të pranuar

Sidoqoftë rruga e irakianëve për në Gjermani është e gjatë. Fillimisht në kampet e refugjatëve ata duhet t´u përgjigjen pyetjeve për origjinën, besimin, përndjekjen dhe gjendjen e tyre jetësore. Në këtë drejtim është duke ndihmuar Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara - UNHCR. Kriteret për pranim në Gjermani janë: Refugjatët nuk kanë mundësi për tu rikthyer në Irak, ata kërcënohen nga përndjekja për shkak se për shembull janë pjesë e një pakice fetare, apo për shkak se duhet të rrisin vetëm fëmijët e tyre. Pastaj ata, që kanë fatin të pranohen, sillen në të ashtuquajturin kampin e përkohshëm Friedland në afërsi të Gëttingenit, ndryshe Qendra saksone për Migrim. Pas dy javësh qëndrimi fillohet me kurset e gjuhës dhe të integrimit. Pastaj ata shpërndahen në 16 landet federale. Irakianët pajisen me leje qëndrimi, e cila u jep të drejtën që të gjejnë edhe një vend pune në Gjermani.

  • Data 26.02.2009
  • Autor Christoph Prösl
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H1ac
  • Data 26.02.2009
  • Autor Christoph Prösl
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H1ac