1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Ata duan një sistem të drejtë social

Të rinjtë e revoltuar në Greqi po përleshen për ditë të tëra me policinë. Kush janë këta të rinj dhe çfarë duan ata? Ata duan një sistem të drejtë social dhe revolta është rezultat i zhgënjimit të akumuluar prej kohësh.

default

Edhe në pikun e dimrit miqtë gjermanë përmendin me dëshirë: Tek ju në Greqi është me siguri akoma ngrohtë. Greqia, një parajsë e gjelbër ku ka gjithmonë diell? Me siguri jo! Idili i Greqisë së ngrohtë po merr këto ditë goditje të forta. Vdekja e një 15 vjeçari nga plumbat e një polici agresiv, protestat që pasuan të miëjra nxënësve dhe studentëve në të gjithë vendin, pastaj trazirat e anarkistëve dhe të rinjve të revoltuar një sërë qytetesh. Përleshje në rrugë, shkatërrime, bastisje në qendër të Athinës hedhin një dritë të trishtueshme mbi djepin e dikurshëm të civilizimit.

Moskovou Spiros

Moskovou Spiros

Kush demonstron kundër kujt në Greqi? Vetëm të rinj kokëfortë kundër arbitraritetit të policisë? Ndryshe nga protestat në periferitë e Parisit, ata që revoltohen në Athinë janë bijë të shtresës së mesme. Ata mund të përshkruhen si më të pangarkuarit dhe sensorët më të ndjeshëm të shoqërisë. Dhe ata protestojnë tashmë kundër mungesës së perspektivës dhe shpresës. Skena anarkiste autonome që mezi i pret raste të tilla sigurisht jep kontributin e vet këtu? Kujt i vlejnë këto fryte të zemërimit?

Sistemit arsimor të rënë, sistemtit politik të tronditur nga skandalet, kishës zyrtare pre e parasë, policisë armiqësore ndaj qytetarëve.

Greqia po përjeton një krizë institucionesh që nuk e ka njohur më parë në këtë formë. Sistemi dy partiak perceptohet si një sistem që ndihmon ata që janë në pushtet, të pasurohen në kurriz të grekëve. Kisha, deri para disa vitesh një instancë e patundshme në shoqëri është pushtuar së fundi nga skandalet financiare. Sistemi arsimor ka nëvojë për një reformë të thellë, reformë që qeveritë e 10 viteve të fundit e kanë nisur, por gjithmonë kanë dështuar. Në fund një rrogë bazë prej 600 deri në 700 euro nuk është ndonjë perspektivë e kënaqshme për të rinjtë, aq më tepër kur ata janë mjaft të kualifikuar.

Diçka nuk shkon mirë me shtetin grek, bërtasin në formën e tyre demonstruesit. A do të dëgjojë udhëheqja politike dhe do të ofrojë zgjidhje hap pas hapi? Kjo është ende me pikëpyetje. Qeveria aktuale e kryeministit konservativ, Kostas Karamanalis ka vetëm një shumicë të brishtë në parlament dhe ndërkohë është bërë më se e qartë që ajo nuk mund ta sjellë ndryshimin e premtuar dhe "rithemelimin e shteit"- Partia opozitare Pasok dhe Papandreu, që udhëhoqi më parë më shumë se 20 vjet nuk ofron ndonjë alternativë realiste. Duket se pasardhësit e kokave të ëmdha politike në Greqi, nipi i Konstantino Karamanlisit dhe djali i Andrea Papandreut, nuk mund ta nxjerrin Greqinë nga kriza sociale dhe politike. Nuk është më e mjaftueshme vetëm era e stallës për të pastruar Athinën.

  • Data 12.12.2008
  • Autor Spiros Moskovu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCyh
  • Data 12.12.2008
  • Autor Spiros Moskovu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCyh