1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Assadi kërcënon me luftë rajonale

Pushtetmbajtësi sirian Assad vazhdon të ndjekë linjën e tij të ashpër. Lindja e Mesme është një "fuçi baroti", që do shpërthejë në në rast të një sulmi ushtarak perëndimor kundër vendit të tij.

Qëndrimi armiqësor i Francës do të ketë pasoja, sidomos për interesat franceze: Presidenti sirian Bashar al-Assad e ka shfrytëzuar gazetën e Parisit "Le Figaro" për kërcënimet e tij. Lindja e Mesme është një "fuqi baroti" të cilës po i afrohet zjarri. "Të gjithë do të humbasin kontrollin e situatës sapo të shpërthejë kjo fuçi baroti", kërcënoi Assad Perëndimin. Kaosi dhe ekstremizmi do të përhapen, ekziston rreziku i një lufte rajonale. "Kushdo që kontribuon në forcimin ushtarak dhe financiar të terroristëve bëhet armik i popullit sirian", paralajmëroi presidenti në një intervistë dhënë gazetës franceze "Le Figaro".

Rebelët sirianë kanë raportuar për përdorimin e gazit helmues në rajonin Ghouta

Rebelët sirianë kanë raportuar për përdorimin e gazit helmues në rajonin Ghouta

Është e qartë se Franca i ka mbështetur rebelët sirianë që nga fillimi i kryengritjes dy vjet e gjysmë më parë. Qeveria parisiene ka frikë se dhuna mund të përhapet nga Siria në Liban. Atje jetojnë rreth 20.000 francezë dhe shumë kompani franceze janë duke bërë biznes në Liban.

Dhe Franca është vendi i vetëm që vazhdon të sigurojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetje në rast të një sulmi ushtarak kundër Sirisë.

Franca paraqet prova të reja për përdorimin e gazit helmues

Shërbimet e inteligjencës franceze përforcuan me një raport të tyre akuzat kundër regjimit në Damask për përdorimin e dyshuar të gazit helmues. Në raport thuhet se vetëm ushtria siriane, e jo edhe rebelët kanë qenë në gjendje të pëdorin armë kimike. "Sulmi i datës 21 gusht mund të ketë qenë i organizuar dhe kryer vetëm nga regjimi."

Përveç kësaj, ekzistojnë pamje satelitore të cilat tregojnë se sulmet janë udhëhequr nga zonat që janë të kontrolluara nga qeveria. Nga këto rajone është qëlluar në drejtim të rebelëve. Ushtria e Assadit kishte bombarduar pastaj pikërisht këtë rajon për të shkatërruar provat e përdorimit të armëve kimike.

Pamje simbolike, Logoja e BND-së

Pamje simbolike, Logoja e BND-së

Assadi ka humbur kontrollin nga nervoza

Me sa duket edhe shërbimi sekret gjerman, BND posdeon dëshmi se Assad ka urdhëruar përdorimin e gazit helmues. Sipas një raporti të "Spiegel Online", BND ka përgjuar një bisedë mes një përfaqësuesi të lartë të milicisë së hezbollahut libanez dhe ambasadës iraniane. Hezbollahu mbështet udhëheqjen siriane.Përfaqësuesi i milicisë gjatë kësaj bisede ka pranuar se nga udhëheqja siriane është dhënë urdhëri për përdorimin e gazit helmues. Assadi është nervozuar aq shumë sa që ka humbur kontrollin por me këtë urdhër ka bërë një gabim të madh, thuhet të jetë thënë në bisedën e përgjuar nga BND.