1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Assadi dhe vala e re e dhunës

Dhuna në Siri nuk po merr fund. Gjatë luftimene midis trupave të qeverisë dhe dezertorëve, janë vrarë sipas opozitarëve më shumë se 40 vetë. Presidenti sirian, Assad, vazhdon të përdorë gjuhën e armëve.

Protesta në Siri

Protesta në Siri

Ashtu si dhe gjatë muajve të kaluar, informacionet për ngjarjet që ndodhin atje nuk vijnë direkt nga Siria, por nga Londra. Aty ndodhet qendra e vëzhgimit të të drejtave të njeriut, e cila ndjek ngjarjet në atdhe. Dhe lajmet e fundit nuk janë inkurajuese.

Ushtri kundër dezertorëve

Sipas të dhënave të aktivistëve të të drejtave të njeriut, gjatë luftimeve të ashpra midis ushtarëve sirianë dhe dezertorëve janë vrarë ditën e shtunë (29.10.2011) më shumë se 40 vetë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur. Në qytetin e protestës, Homs dhe në provicnën veriperëndimore ka patur luftime të ashpra.

Në Homs, që ndodhet në qendër të vendit ka patur që gjatë natës së mëparshme luftime të ashpra midis ushtarëve dhe dezertorëve, gjatë të cilave janë vrarë 17 vetë.

eProtesta në Siri

Protesta në Siri

Gjatë ditës u vranë të paktën 20 ushtarë, dhe 50 të tjerë u plagosën. Edhe civilë kanë rënë viktima.

Në provincën Idleb, dezertorët sulmuan një autobus që vinte me ushtarë. Gjatë sulmit u vranë dhjetë forca të sigurisë dhe një ushtar, i cili i ishte bashkangjitur lëvizjes protestuese.

Thirrje për ndihma ndërkombëtare

Që ditën e premte, Siria kaloi një ditë të përgjakshme. Gjatë protestave që u zhvilluan pas lutjeve, u vranë apo plagosën njerëz në gjithë vendin. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, demostruesit i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të ngrejë edhe në Siri një zonë për ndalim-fluturimin e avionëve, sipas shembullit Libian, në mënyrë që të mbrojë civilët nga sulmet e forcave të sigurisë.

Më gjuhë të ashpër, dënoi një delegacion i Ligës Arabe, "vrasjen e vazhdueshme të civilëve". Grupi i shteteve i bëri thirrje presidentit Baschar el Assad që të mbrojë popullsinë civile. Komiteti e pati takuar Assadin disa ditë më parë në Damask. Komiteti do të takohet në Katar me përfaqësues të qeverisë siriane, për të diskutuar rrugët e daljes nga kriza. Katari ka aktualisht presidencën e Ligës Arabe.

Protesta në Siri

Protesta në Siri

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon kërkoi sërish përfundimin e misionit ushtarak kundër civilëve. Ban kërkoi lirimin e të burgosurve politikë si dhe të atyre që janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, deklaroi një zëdhënës i KB. Që prej fillimit të protestave kundër Assadit, kanë humbur jetën sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 3 mijë vetë.

Presidenti Assad paralajmëroi perëndimin, që të mos përzihet në cështjet e brendshme të vendit të tij. Siria është ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit, që janë kapur nga Pranvera Arabe. Një sulm i perëndimit në Siri, do të shkaktonte tërmet, paralajmëroi Assadi.

Autor: Marko Langer /Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM