1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Assad si aleat kundër ISIS?

Një bashkëpunim me autoritetet siriane duket se është në interes të Perëndimit, sepse Assadi konsiderohet tani si e keqja më e vogël në krahasim me grupin terrorist ISIS. Por shumë gjëra flasin kundër.

Ofensiva e grupit radikal "Shteti Islamik" në Siri dhe Irak (ISIS) jo vetëm që ndryshoi ekuilibrin ushtarak, por edhe perceptimin e konfliktit në Siri. Pë një kohë të gjatë regjimi i diktatorit sirian Bashar al-Asad konsiderohej si armiku kryesor i Perëndimit në luftën civile. Pas zgjedhjeve presidenciale të inskenuara në zonat nën kontrollin e qeverisë Assadi fillon të enjten (17.07) zyrtarisht mandatit e tij të ardhshëm. Por ISIS ka kohë që është bërë në rajon një kërcënim më i madh se ai. Ndërkohë luftëtarët e tij kërcënojnë jo vetëm qeveritë në Siri dhe Irak dhe opozitën e moderuar siriane. Gjithnjë e më shumë xhihadistë nga Evropa po kthehen pas misioneve të luftës në Siri përsëri në vendet e tyre. Kështu sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë po rritet rreziku për sulme terroriste. Duke pasur parasysh këtë zhvillim, ish-shefi i CIA-s, Michael Hayden deklaroi pak muaj më parë se një fitore e Assadit do të ishte opsioni më i mirë.

SHBA dhe Evropa janë në një dilemë. Opozita e moderuar në Siri. e cila preferohet nga Perëndimi, është shumë e dobët si kundër trupave të Asadit, edhe kundër islamikëve radikalë. Vetëm Assadi duket se është në gjendje për të ndaluar përparimin e "Shtetit Islamik" në Siri. "Në Siri, historia është krejtësisht e koklavitur," mendon studiuesi konflikteve Albert Stahel nga Zyrihu. SHBA dhe Evropa mund të përpiqen për të forcuar pozicionin e Asadit kundër "Shtet itIslamik" mendon profesori. Ky parandalim i shërben edhe mbrojtjes së Jordanit fqinj, tha Stahel në bisedë me DW.

Joshi Shashank nga think tanku britanik "Royal United Services Institute" (RUSI)paralajmëron, megjithatë, ndaj reduktimit të mundësive në konfliktin sirian në zgjedhjen midis dy të këqijave. Eshtë gabim ta shohësh regjimin e Asadit në mënyrë të njëanshme si mburojë kundër marrjes së pushtetit prej radikalëve islamikë. Assadi e prezanton vetën në këtë rol dhe thekson se kishte paralajmëruar gjithmonë kundër ekstremistëve. Por kjo është si një profeci vetëpërmbushëse. "Sa më shumë që të veprojmë sikur të ishte vetëm fjala për luftën kundër terrorit, aq më tepër konflikti do të dominohet nga njerëz që i dënojmë" thotë Shashank. Në vend të bashkëpunimit me Asadin qëllimi duhet të mbetet ndryshimi demokratik.

Shërbimet sekrete po përpiqen të vënë kontakt me regjimin e Asadit

Njoftohet se disa shërbime sekrete perëndimore kanë kërkuar të vënë vitin e kaluar kontakt me qeverinë siriane në Damask. Sipas informacioneve të ARD-së, të pa konfirmuar zyrtarisht, ndër ta nga viti 2013 ka qenë edhe Shërbimi Informativ Gjerman (BND). Përveç sipas gazetës libaneze "Daily Star" përfaqësues të lartë sirianë kanë qenë për bisedime sekrete në Norvegji. Kjo të krijon përshtypjen se shërbimet sekrete perëndimore janë tashmë duke bashkëpunuar me regjimin sirian, ndërsa qeveritë perëndimore ende bëjnë thirrje publikisht thirrje për largimin nga pushteti të Asadit.

Stahel mendon se parimi armiku i armikut tim nuk është tabu dhe se shërbimet sekrete perëndimore mundohen të mbledhin informacione për grupe të ndryshme xhihadistësh, si p.sh. Fronti Nusra. Kurse Shashank mendon se edhe këmbimi i kufizuar i të dhënave për luftimin e terrorit është i rrezikshëm, sepse Asadit nuk mund t'i besohet se cilët persona i deklaron si bashkëpunëtorë të mundshëm të Al-Kaidës etj. Po ashtu ai mendon edhe se kundër bashkëpunimit me Assadin flet edhe fakti se si do t'i shpjegohet opinionit publik pas kaq vitesh që Assadi paraqitet si keqbërës, e papritur ai shpallet aleat. Sipas Shashank, Assadi është vazhdon të jetë problemi dhe jo zgjidhja.