1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Assad emëron kryeministër të ri

Tri javë pas fillimit të valëve të protestave në Siri, presidenti Bashar al Assad emëroi një kryeministër të ri. Megjithatë në vend vazhdojnë protestat, si p.sh. në Douma pranë Damaskut.

default

Presidenti i Sirisë prezantoi kryeminstrin e ri, ministrin e deritashëm të Bujqësisë, Adel Safar. Safari u ngarkua të formojë qeverinë e re dhe mendohet se ai do ta paraqesë qeverinë e re brenda dy ditësh. Qeveria ka në Siri pak rëndësi, sepse i gjithë pushteti është në duart e presidentit dhe të aparatit të tij të rendit. Bashar Assad ka 11 vjet në këtë post që e "trashëgoi" nga i ati. Që prej 48 vjetësh në Siri është fuqi ligji për gjendjen e jashtëzakonshme dhe të drejtat e qytetarëve janë tepër të kufizuara.

Me ndryshimin e qeverisë Assadi reagon ndaj protestave që po vazhdojnë që prej më tepër se dy javësh në këtë vend. Qeveria e paraardhësit të Safarit, Naxhi Otri, dha dorëheqjen të martën. Në kuadër të shtypjes së protestave për më shumë liri politike, forcat e sigurisë po përdorin dhunën dhe kanë vrarë deri tani rreth 60 vetë. Të dhëna të sakta nuk ka, sepse Siria e pengon punën e gazetarëve. Po ashtu ka pasur edhe ndërprerje të internetit dhe rrjetit të telefonisë mobile.

Opozitarët e shohin ndërrimin e qeverisë vetëm si masë kozmetike. Sepse në fjalimin e tij të së mërkurës Assadi premtoi përmirësimin e kushteve të jetesës, por i hodhi poshtë kërkesat për më tepër liri politike

Ndërkohë në vend vazhdojnë protestat. Gjatë tyre ka pasur të vrarë dhe shumë të arrestuar. Edhe gjatë varrimit të tetë demonstruesve në Douma pranë Damaskut këtë të dielë (03.04) u hodhën parrulla kundër Assadit. Pjesëmarrësit thanë se protestat do të vazhdojnë.

Autor: Ulrich Leidholdt / Pandeli Pani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 04.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10mrP
  • Data 04.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10mrP