1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Aspak triumf për Le Pen

Në votimet për Départements në Francë, Front National ka dalë partia e dytë më e fuqishme. Por rezultati historik në këto votime kombëtare është njëkohësisht edhe një goditje për këtë parti, mendon Andreas Noll.

Départementswahlen in Frankreich

Le Pen pati sukses por edhe dështoi në zgjedhjet për deparatamentet në Francë

Marine Le Pen ka një ndjesi të zhvilluar për simbolikën. Prandaj nuk të duket e çuditshme që kryetarja e partisë Front National mbrëmjen e zgjedhjeve kërkoi ta dekurajonte konkurrencën me një mesazh të thjeshtë: "Front National është partia e parë e Francës". Me këtë sllogan partia që mori hov si parti proteste donte të theksonte shndrrimin e saj në parti popullore që pas zgjedhjeve europiane. Po atë mbrëmje, Le Pen duhej të pranonte se ndodhej me 10% më pak vota se konservatorët e Nicolas Sarkozy, shumë më tepër se mendonin vëzhguesit. Në vend të triumfit, Le Pen mbeti tek kërkesa e bërë refren tanimë për dorëheqjen e qeverisë.

Sigurisht vendi prapa opozitës së shtresës qytetare është zhgënjyes për Front National të përkëdhelur nga suksesi. Edhe pse ka qenë e qartë që nga fillimi se partia djathtiste në balotazhin e së dielës së ardhshme, për shkak të së drejtës për zgjedhjen që ka shumica do të kapte vetëm pak mandate.

Një shuplakë tjetër për qeverinë

Por jo vetëm Front National pësoi goditje në këto zgjedhje, edhe kryeministri socialist mjaft i angazhuar në këto zgjedhje dështoi. Manuel Valls nuk mundi ta pengonte rënien e parashikuar të partisë së tij nga ekspertët, megjithëse këtë herë rrethanat nuk dukeshin edhe aq të pafavorshme - ende para disa javësh kreu i shtetit Francois Hollande dhe kryeministri Manuel Valls u lëvduan për menaxhimin e kujdesshëm të krizës pas serisë së sulmeve terroriste.

Porträt

Andreas Noll

Por në përpjekjen për demonizimin e Front National,- kryeministri bëri fjalë për një provë shpartallimi për Francën -votuesit me sa duket nuk i erdhën nga pas. Shumë vetë janë të bindur se vetëm vota për Le Pen është shuplaka për qeverinë. Një shuplakë jo vetëm për gjendjen katastrofale në tregun e punës, por edhe për imazhin negativ të socialistëve të përçarë nga brenda.

Franca para kohëve të vështira

Qeveria kishte bërë të ditur se do të shpërbënte departamentet e ngritura që në kohën e Napoleonit- dhe do t'ia kalonte kompetencat rajoneve më të mëdha. Do të duhej të ishte një goditje çliruese kjo në grindjet disa dhjetëravjeçare për komptencat në nivel shtetëror - me garanci duartrokitjeje nga ekspertët dhe ekonomia. Por në vend të kësaj parlamenti me shumicë socialiste vendosi të kundërtën: Departamentet mbeten, madje do të kenë më shumë kompetenca. Një farsë elektorale e veçantë dhe një provë tjetër për paaftësinë e kësaj qeverie për reforma.

Për kryetaren e Front National sigurisht kjo është si një dhuratë nga qielli, megjithëse në këto votime nuk shtroheshin tema të tilla qendrore të djathtistëve si emigracioni, BE dhe politika ekonomike. Megjithatë partia u paraqit e përgatitur mirë në këto. Pikërisht ish-partia e përçarë mundi të paraqiste duetin e kandidatëve të parashikuar me ligj burrë-grua në më shumë qarqe zgjedhore se socialistët.

Marine Le Pen presidente?

Por megjithë ankorimin gjithnjë e më të madh të Front National në nivel lokal dhe popullaritetin e gjithëanshëm të kryetares së partisë, paralajmërimet e kryeministrit nga një presidente Le Pen janë thirrje paniku. Me sa duket edhe mobilizimi i votuesve të Le Pen ka kufij. Megjithë zemërimin galez në fund vlen: Le Pen si zonjë në Pallatin Elize nuk përshtatet me llogarinë që bëjnë votuesit gjakftohtë, ende në shumicë. Shumica e votuesve as nuk do të duan dhe as nuk do të guxojnë prishjen e marrëdhënieve me fqinjët europianë apo me vlerat republikane.

Por Le Pen do të bëjë shumë më tepër fushatë në muajt e ardhshëm për temat e saj qendrore. Fushata aktuale zgjedhore tregon se cilin drejtim do të marrë udhëtimi: Për asimilim në vend të integrimit, si edhe një ndalim të shamisë së kokës në universitete bëri fjalë kreu i konservatorëve (UMP) Sarkozy. Ai do të ndjejë në të ardhmen se ka zgjedhur kursin e duhur.

Për zgjedhjet presidenciale 2017 duket se forcimi i Front National do të ketë pasojat e veta. Për faktin se hyrja në balotazh duket e sigurtë dhe me këtë edhe dështimi i saj, ndoshta zgjedhjet e ardhshme do të vendosen që në raundin e parë: Konkurrenti i Le Pen për balotazhin ka shumë shanse: Për të majtën tradicionalisht të përçarë kjo mund të barazohet gati me një vendim politik me vdekje.