1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asnjë zgjidhje në horizont për Bregun e Fildishtë

Kriza në Bregun e Fildishtë nuk ka të ndalur. Përpjekjet e përfaqësuesve të shoqatës së vendeve të Afrikës Perëndimore ECOWAS dështuan. A a ka në këto kushte shanse për zgjidhje paqësore të krizës?

Ushtarë të OKB-së në Bregun e Fildishtë.

Ushtarë të OKB-së në Bregun e Fildishtë.

Dy orë të plota zgjati takimi i presidentëve të tre vendeve afrikane me Laurent Gbagbon, i cili nuk do të largohet nga pushteti. Për pëmbajtjen e bisedimeve nuk dihet asgjë, sepse asnjë prej pjesëmarrësve nuk ishte i gatshëm për komente. E sigurt duket vetëm një: Gbagbo nuk do të largohet nga pushteti. ECOWAS-i megjithatë do të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje paqësore dhe angazhohet për dialog.

Lideri i opozitës Alassane Ouattara, i njohur nga komuniteti ndërkombëtar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë.

Lideri i opozitës Alassane Ouattara, i njohur nga komuniteti ndërkombëtar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë.

Opozita nuk i ka humbur shpresat

Patrick Achi, zëdhënës i kandidatit opozitar i cili ka fituar zgjedhjet e fundit presidenciale Alassane Ouattara, deri tani nuk ka asnjë shkak për shqetësim.

„Statusi i presidentit Ouattara nuk është në dilemë. Tani po bëhet fjalë vetëm për kushtet për tërheqjen e ish-presidentit Gbagbo. Vetëm këto kushte mund të diskutohen.“

Megjithatë: Laurent Gbagbo ka fituar kohë me negociatat e fundit dhe në këtë mënyrë gjendja është shtendosur. Një protestë e paralajmëruar për ditën e mërkurë (29.12.) e simpatizantëve të tij është shtyrë me shpejgimin se "diplomacisë duhet t'i jepet një shans".

Gbabgo përpiqet të fitojë kohë por nuk heq dorë nga pushteti

Por Gbagbo sërish ka treguar kthetrat, në radhë të parë në drejtim të Parisit. Franca duket se ka planifikuar largimin e ambasadorit të deritanishëm, një njeri të Gbagbos. Ai do të zëvendësoshet nga një përfaqësues i Ouattaras. Gbagbos nuk i pëlqen fare kjo sjellje e Parisit. Zëdhënësi i tij Ahoua Don Mello tha:

„Qeveria kumton se ka të drejtën, që të sillet në të njëjtën mënyrë dhe të përfundojë misionin e ambasadorëve të vendeve të caktuara.“

Gbagbo i vetëm kundër gjithë botës: kjo duket se u pëlqen ithtarëve të tij në Bregun e Fildishtë. Të martën në mbrëmje (28.12.) masa e njerëzve ka ndaluar një konvoj të OKB-së në Abixhan. Me këtë rast është lënduar edhe një ushtar helmetkaltër. Zëdhënësi i misionit të OKB-së në Bregun e Fildishtë, Hamadou Touré, thotë:

Më shumë se 170 vetë kanë humbur jetën në Bregun e Fildishtë që prej zgjedhjeve presidenciale.

Më shumë se 170 vetë kanë humbur jetën në Bregun e Fildishtë që prej zgjedhjeve presidenciale.

„Ky nuk është incidenti i parë, por dallon nga të tjerë për nga intensiteti. Automjeti është bllokuar edhe i është vënë flaka, ndërsa njerëzit janë kërcënuar fizikisht. Helmetkaltërit kanë humbur rrugën dhe janë futur në një zonë të gabuar, ndryshe kjo nuk do të ndodhte.“

Veçanërisht e rëndë për OKB-në është se incidenti ka përfunduar vetëm pas ndërhyrjes së ushtrisë, e cila është nën komandën e Gbagbos, kundërshtarit të OKB-së. Ndërkohë që në OKB është pranuar ambasadori i ri i emëruar prej kandidatit të opozitës, Ouattara. Me mijëra njerëz tashmë kanë filluar të ikin nga shtëpitë e tyre, nga frika prej dhunës. Që prej zgjedhjeve presidenciale deri tani në këtë vend janë vrarë të paktën 170 vetë.

Autor: Marc Dugge / Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 30.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zrRr
  • Data 30.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zrRr