1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asnjë surprizë - Mbreti jordanez ndryshon qeverinë

Mbreti i Jordanisë Abdullah shkarkoi të martën qeverinë. Ky hap erdhi pas demonstratave kundër kushteve të këqia të jetesës dhe çmimeve të larta për ushqime. Grupi më i madh opozitar kërkon vetëm reforma politike

default

Mbreti i Jordanisë Abdullahu i II-të

Mbreti i Jordanisë Abdallahu II po përpiqet t'i qetësojë protestat e javëve të fundit duke përdorur një marifet të vjetër. Ai shkarkoi nga detyra kryeministrin e deritanishëm dhe ngarkoi me krijimin e qeverisë së re Maruf Bakhitin. Pallati mbretëror deklaroi se Bakhiti ka marrë udhëzime për të ndërmarrë "reforma të vërteta politike". U fol për hapa praktikë dhe të shpejtë që do t'u sillnin jordanzëve një jetë me dinjitet e madje edhe demokraci.

Jordanien Unruhen Kabinett Umbildung Marouf al-Bakhit

Maruf -al- Bakhit do të formojë qeverinë e re jordaneze

Jo reformator

Kryeministri i ri, Marouf Bakhit, është pjesë e qendrës së establishment-it jordanez. Bakhit, 63 vjeç, ka qenë kryeministër nga 2005 deri 2007. Më parë ai ka qenë ambasador i Jordanisë në Izrael. Bakhit ka pasur funksione drejtuse në ushtrinë jordaneze dhe është një ndër të besuarit e mbretit për çështjet e sigurisë dhe të diplomacisë. Në vitin 2005 ai u emëruar si kryeministër dhe kishte si detyrë kryesore të kujdesej për stabilitetin dhe sigurinë në vend pas sulmeve të përgjakshme të El Kaida ndaj disa hoteleve në Aman.

Fronti i Aksionit Islamik, grupi më i madh opozitar i vendit, e kritikoi emërimin e Bakhitit. Bakhiti nuk është "njeri i reformave" dhe jo ai që duhet për ta nxjerrë Jordaninë nga kriza. Vendi ka nevojë jo për një njeri që ka "histori korrupsioni dhe shtypjeje", por një njeri që respektohet prej njerëzve.

Dialog me qeverinë

Fronti i Aksionit Islamik është një lëvizje islamike e cila njeh legjitimitetin e pallatit mbretëror të Hashemitëve në Jordani. Fronti i Aksionit Islamik deklaroi më 31.1. se nuk kërkon ndryshimin e formës së regjimit, por vetëm reforma politike. Për këtë gjendja në Jordani nuk mund të krahasohet me atë në Egjipt.

Protest in Jordanien

Pamje nga protestat në Jordani

Sipas të dhënave të Frontit të Aksionit Islamik krerët e tij ishin takuar fundjavën e kaluar (29./30.1.) me kryeministrin e shkarkuar dhe i kishin dorëzuar atij kërkesat e tyre. Pra me qeverinë ka filluar një dialog. Fronti i Aksionit Islamik kërkojnë ndër të tjera ndryshimin e ligjit elektoral dhe krijimin e një qeverie të "Shpëtimit kombëtar", në krye të së cilës duhet të jetë një kryeministër i zgjedhur nga populli. Ata kërkojnë ndryshimin e kushtetutës dhe kufizimin e pushtetit të mbretit.

Ka disa ditë që në Jordani nuk ka pasur protesta të reja. Gjithësesi për të premten (4.2.) pritet një protestë e re.

Autor: Carsten Kühntopp/Pandeli Pani

Redaktor: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 02.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1091k
  • Data 02.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1091k