1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asnjë sinjal Pekinit - Politika e Bushit ndaj Kinës

Për herë të fundit në mandatin si president i SHBA George W. Bush viziton Kinën. Në fundjavë ai takohet me presidentin kinez Hu Zhintao. Në ceremoninë e hapjes së olimpiadës thotë: marrë pjesë si "tifoz i sportit".

default

George W. Bush dhe Hu Zhintao në Bejing më 20 nëntor 2005

Bushi është kritikuar ashpër, kryesisht nga mbrojtësit e të drejave të njeriut, që kërkojnë një angazhim më të fuqishëm të qeverisë së SHBA kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Kinë.


Jo në Kinë, por në Tajlandë presidenti i SHBA u shpreh hapur mbi temën e të drejtave të njeriut. Në një fjalim Bushi theksoi, se flet me qeverinë kineze për të drejtat e njeriut dhe se ndër të tjera kërkon prej saj lirinë e shtypit, të drejtën e mbledhjes dhe lirinë e besimit për kinezët. Ky fjalim duhet përshëndetur, thotë Sophie Richardson nga organizata e të drejtave të njeriut , Human Rights Watch in Uashington, por ajo shton: „Eshtë shumë pak dhe shumë vonë, po të mendosh, se çfarë rasti të madh historik ka humbur Bushi në prag të Lojrave Olimpike, për të kërkuar ndryshimet në Kinë. Kjo ishte dhe është një kohë, në të cilën qeveria kineze reagon më e ndjeshme ndaj kritikave dhe presionit ndërkombëtar në krahasim me kohërat e mëparshme. Qeveria e Bushit e ka neglizhuar tërësisht këtë shans."


Sipas Richardson fjalimet nuk mjaftojnë. E rëndësishme është, që me qeverinë kineze të flitet direkt për rastet e veçanta. Bushi nuk e ka bërë këtë. Vendimtare është edhe që qeveria kineze t´u trëmbet pasojave, në rast se ajo nuk i respekton të drejtat e njeriut. Këto sinjale nuk kanë ardhur prej qeverisë së SHBA. Gjatë bisedimeve janë në plan të parë vetëm çështje strategjike dhe tregtare, ndërkohë që të drejtat e njeriut lihen pasdore. „Në këtë mënyrë qeveria kineze e ka fare të lehtë. Ato e kanë kuptuar, që mund të kalojnë mirë me qeverinë e SHBA, pasi vetëm një ose dy herë në vit u duhet të dëgjojnë ndonjë fjalim kritik, por në përgjithësi ajo ka mundësinë t´i shmanget kësaj teme. "


Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, që nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike, thotë Richardson, është më e guximshme. Merkel e di, që pasojat e veprimit të saj nuk do të jenë aq të rënda për tregtinë dhe popullsinë gjermane dhe se është shumë mirë, që qeveria kineze të disktretitohet.


Jeffrey Bader gjithashtu nuk sheh ndonjë sukses të qeverisë së Bushit sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut në Kinë. Megjithatë ai i jep një notë pozitive presidentit në këtë drejtim. Bader deri në vitin 2002 ka punuar në nivele të larta të ministrissë së jashtme amerikane dhe të këshillit kombëtar të sigurisë. Ai thotë, se Bushi pas një fillimi agresiv vendosi për politikën e dialogut. Sipas tij politika e Bushit ndaj Kinës ka qenë e matur dhe e besueshme. Veçanaërisht mirë ka zgjidhur ai problemin e Tajvanit.


Të paktën sipas Baderit në tri vitet e fundit Bushi i ka involvuar me sukses kinezët në bisedimet për Korenë e Veriut duke i kërkuar Kinës që ta detyrojë korenë e Veriut të heqë dorë prej programit bërthamor. „Koreanoveriorët deri tani nuk kanë bërë asgjë, por ka përparime, kryesisht sa i përket shkatërrimit të komplekseve të prodhimit të plutonit. Mendoj, se presidenti Bush për këtë meriton mirënjohje."


Politika konstruktive me Kinën është e nevojshme, në këtë drejtim SHBA janë në rrugën e duhur edhe sa i përket politikës financiare dhe asaj të tregtisë, megjithatë marrëdhëniet janë të komplikuara dhe përpjekjet jo gjithmonë kurorëzohen me sukses.

  • Data 07.08.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EsZH
  • Data 07.08.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EsZH