1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asnjë përparim për forcimin e marrëveshjes mbi ndalimin e armëve bërthamore

Të premten (28.05.) në Nju Jork përfundoi konferenca e tetë kontrolluese mbi marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore. Vendet pjesëmarrëse nuk mundën të bien dakord për masa konkrete mbi forcimin e marrëveshjes.

default

Megjithë negociatat intensive për katër javë me radhë, 189 vendet pjesëmarrëse nuk mundën të bien dakord për masa konkrete mbi forcimin e marrëveshjes më të rëndësishme në historinë e kontrollit të armatimit. Deri në minutën e fundit rezultati i konferencës ishte në buzë të humnerës. Pika kryesore e mosmarrëveshjeve ishte plani për një zonë të lirë nga armët bërthamore në Lindjen e Afërt.

Pesë fuqitë bërthamore bllokojnë

Presidenti francez Nicolas Sarkozy inaguron the Terrible, një brez i ri nëndetësesh të pajisura me armë bërthamore. Mars 2008.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy inaguron "the Terrible", një brez i ri nëndetësesh të pajisura me armë bërthamore. Mars 2008.

Ashtu si në tri konferencat e fundit të kontrollit që prej vitit 1995, pesë fuqitë zyrtare bërthamore SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Kinë, refuzuan vendosjen e hapave obligues për çarmatimin e plotë bërthamor të arsenaleve të tyre të armatimit, siç është premtuar prej tyre në marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore.

Të gjitha formulimet përkatëse në projektin fillestar të dokumentit përfundimtar të konferencës, i cili u prezantua javën e kaluar nga presidenti i konferencës, filipinasi Libron Cabactulan, nën trysninë e Uashingtonit, Moskës, Londrës, Parisit dhe Pekinit u hoqën përsëri në ditët e fundit të negociatave.

Kështu edhe obligimi për të hequr dorë nga modernizimi i mëtejshëm dhe zhvillimi i armëve të reja bërthamore si dhe për të mos prodhuar më material ndarës për qëllime ushtarake. U refuzua edhe kërkesa qendrore e përbashkët e shteteve pa arsenal bërthamor, për negociata mbi një konventë për ndalimin mbarëbotëror të armëve bërthamore.

Kritikë nga organizatat joqeveritare

Qendrimi i pesë fuqive bërthamore u kritikua ashpër nga Ruth Achedon, zëdhënëse e një numri të madh organizatash joqeveritare, të cilat ishin të përfaqësuara në konferencë si vëzhgues.

"Qëndrimi i pesë fuqive bërthamore është një sulm kundër të gjitha formulimeve për çarmatim në dokumentin përfundimtar. Një sulm i organizuar, shumë sistematik ndaj çarmatimit. Pesë fuqitë bërthamore nuk duan asnjë përcaktim detyrues apo formulime të cilat do të shënonin përparim në krahasim me dokumentin përfundimtar të vitit 2000."

Mospranimi i negociatave për një konventë ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha armëve bërthamore është një refuzim edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, i cili në hapje të konferencës së kontrollit në fillimit të majit, e kishte mbështetur shprehimisht këtë kërkesë dhe kishte paraqitur një propozim me pesë pika për çarmatimin bërthamor mbarëbotëror.

Nuk ka alternativë ndaj konventës për armët bërthamore

Jayantha Dhanapala, ekspert i OKB-së për armët bërthamore.

Jayantha Dhanapala, ekspert i OKB-së për armët bërthamore.

Por Jayantha Dhanapala nga Sri Lanka, president i konferencës së kontrollit në vitin 1995 dhe kryetar për vite me radhë i konferencës së OKB-së për çarmatimin, nuk sheh asnjë alternativë ndaj një konvente për armët bërthamore:

"Një konventë për ndalimin e armëve bërthamore është një zgjidhje e qartë logjike. Në vitin 1972 në ramë dakord për konventën mbi ndalimin e armëve biologjike, në fillim të viteve '90 për konventën mbi ndalimin e armëve kimike. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me armët bërthamore, nëse duam të eliminojmë armët e shkatërrimit në masë."

Fuqitë bërthamore e hedhin poshtë kritikën ndaj qendrimit të tyre në konferencën e kontrollit. Franca e refuzon si të panevojshme kërkesën për një konventë për armët bërthamore, pasi e sheh veten në krye të lëvizjes për çarmatim bërthamor, shpjegon ambasadori Eric Dardon:

"Ne jemi plotësisht të angazhuar. Që prej 15 vitesh kemi bilancin më të mirë të çarmatimit ndër pesë fuqitë bërthamore. A njihni ndonjë shtet tjetër, i cili ka çmontuar plotësisht centralet bërthamore të pasurimit? Ne e kemi bërë këtë."

Si reagim ndaj refuzimit të pesë fuqive bërthamore për obligime konkrete mbi çarmatimin, pjesa më e madhe e 184 vendeve që nuk posedojnë armë bërthamore refuzuan të gjitha propozimet logjike për politikën e çarmatimit që u paraqitën në Nju Jork.

Autor: Andreas Zumach / Eliana Xhani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 29.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ncbp
  • Data 29.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ncbp