1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asnjë përparim në bisedimet atomike me Iranin në Stamboll

Përfaqësues të pesë vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit dhe Gjermanisë i kanë shtyrë bisedimet për politikën atomike me Iranin në një kohë të pacaktuar. Bisedimet në Stamboll nuk patën asnjë rezultat

default

Shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton dhe shefi i delegacionit iranian për bisedime Said Jalili

Qysh në mëngjes në vendin ku do të zhvilloheshin negociatat kishte thashetheme se bisedimet ditën e premte (21.01) do të ishin shumë të vështira dhe pa ndonjë rezultat konkret. Prandaj nuk ishte shumë e papritur kur në fund të negociatave dyditore nuk pati asnjë rezultat. Megjithatë zhgënjimi ishte i madh, veçanërisht tek përfaqësuesit e grupit të shteteve 5+1. E ngarkuara për politikën e jashtme në BE, Catherine Ashton nuk e fshehu qëndrimin e saj:

"Ky nuk është rezultati që unë kisha shpresuar. Ne kishim zhvilluar një diskutim që do të na çonte nga ana praktike përpara. Në përputhje me rrethanat ne kemi bërë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim. Unë jam e zhgënjyer për të thënë se kjo ishte e pamundur".

Iran Atomprogramm 5+1 Gespräche in Schanghai

Bisedimet e grupit të gjashtëshes me Iranin zhvilluar në Shangai në 2008

Grupi i gjashtëshes mjaft fleksibël, por Irani i palëkundshëm

Sipas saj, shtetet e grupit 5+1 ishin treguar mjaft fleksibël dhe i kanë hapur rrugë Iranit. Por ai ka reaguar i palëkundshhëm:

"Ne erdhëm pa kushte paraprake. Dhe ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Qysh atëherë, ne jemi këtu, ne kishim disa takime me përfaqësuesit e Iranit. Ne kishim shpresuar se ne do të zhvillonim një diskutim të hollësishëm dhe konstruktiv për gjithçka. Por u bë e qartë se pala iraniane nuk është e gatshme që të pranonte parakushtet në lidhje me pasurimin e uraniumit dhe sanksionet. Por këto parakushte e bënë të pamundur arritjen e ndonjë përparimi".

Shefi i negociatave për Iranin, Said Jalili protestoi kundër çdo akuze. Në të njëjtën kohë ai theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i lidhur me disa kushte praparake:

Asnjë bisedë mes SHBA-së dhe Iranit

Said Jalili

Said Jalili, ndërmjetësuesi i negociatave atomike për Iranin

"Shkëmbimi i lëndeve djegëse mund të jetë një çështje e bashkëpunimit mes kombeve me synimin e shfrytëzimit të energjisë bërthamore për çështje paqësore. Por vetëm në këtë kontekst të propozuar. Në këtë kontekst ne mund të bisedojmë në çdo kohë për këtë. Në negociatat me shtetet 5+1, në kemi bërë të qartë pozicionin tonë që nga ne nuk do të ketë asnjë bisedë të veçantë me delegacionin e SHBA-së."

Vetëm deklarata për shtyp e të dy drejtuesve të negociatave treguan qartë se sa larg janë ende të dyja palët aktualisht.

Se si do të shkojë më tej me bisedimet konkrete mes palëve, kjo mbetet e hapur. Një termin të ri nuk ka akoma. Gjithashtu është e paqartë nëse Perëndimi do të përpiqet të rrisë presionin ndaj Iranit . Megjithatë është i nevojshëm uniteti i grupit të gjashtëshes lidhur me sanksionet e fundit kundër Teheranit. Por kjo - dhe Teherani e di saktësisht këtë- nuk ka qenë viteve të fundit vazhdimisht e lehtë për tu realizuar.

Autorë: Ulrich Pick/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 23.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/101BA
  • Data 23.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/101BA