1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asnjë mundësi për të hyrë në zonën e katastrofës

Njerëzit duan vetëm të ikin nga fshatrat dhe qytetet e prekura nga tajfuni Haiyan. Në të njëjtën kohë ekipet e shpëtimit dhe familjarët duan të hyjnë në zonën e fatkeqësisë. Por shumë rrugë janë bllokuar.

Në sallën kryesore të aeroportit Cebu në lindje të Filipineve qëndron një grup i vogël me gra dhe burra. Ata rrinë shtrënguar me mbështetur në supin e njëri-tjetrit. Megjithëse nuk janë prekur nga tajfuni, ata kanë një vështrim të lodhur dhe të zbrazët, duken të rrënuar e të dëshpëruar. Filipinasit nga pjesë të ndryshme të vendit kanë ardhur këtu për të kërkuar familjarët.

Njëra prej tyre është Meredith Dumdum, familja e së cilës banonte në Tacloban, qytetin që u prek më së shumti. “Të gjithë lagjen e ka marrë me vete uji", thotë Dumdum në bisedë me DW. “Dhe unë nuk kam asnjë ide, se si janë.“ Vetëm një herë ka folur në telefon me të mbesën menjëherë pas tajfunit. Që atëherë nuk ka dëgjuar më prej saj. “Dhe unë pres tani të më telefonojë përsëri."

Asnjë kontakt me të afërmit

Philippinen Taifun Flughaben in Cebu

Punonjësit e organizatave humanitare presin në aeroportin e Cebu-së

Ajo përpiqet gjithë kohës të flasë ne telefon me të afërmit e saj, por pa sukses. Meredith Dumdum shpreson të marrë avionin 4268 për në Tacloban. Ajo ka mundur të sigurojë një biletë për njërin nga avionët, që dërgon ekipet e ndihmës në ishullin fqinj. Por avioni nuk fluturon. Me altoparlant njoftohet se fluturimi është anulluar për shkak të motit të keq. Dumdum rri ullur në karrige, ajo nuk e di se si mund t'i ndihmojë të afërmit e saj.

Ndoshta mbesa dhe motra e saj ndodhen gjithashtu në aeroport, në terminalin e stërmbushur të aeroportit të Taclobanit, vetëm 40 minuta larg që këndej. Atëherë ato do të ishin një hap më pranë sigurisë, ujit të pijshëm dhe ushqimit. Sepse të gjitha këto mungojnë ende në Tacloban dhe në shumë qytete të tjera, të shkatërruara nga tajfuni Haiyan. Shumë janë të shkëputur nga bota, sepse rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara nga pemët, që kanë zënë rrugët, janë bërë të pakalueshme nga shiu i madh, ose janë zhdukur fare nga rrëshqitja e tokës.

Ndihma humanitare me ndalesa

Makineria e ndihmës arrin shumë ngadalë në këto vende. Ndihmat mbërrijnë kryesisht përmes aeroportit Cebu. Këtu mbërrijnë ndihmës të shumtë me tonelata ndihma, të cilat duhet të dërgohen më tej me avion në zonën e katastrofës. Njëri prej tyre është rumuni Ionut-Lucain Homeag i ndihmës humanitare të Komisionit Europian. Ai thotë se 33 tonë pajisje mjekësore dhe aparate për pastrimin e ujit kanë transportuar në Cebu ai dhe kolegët e tij. “Dhe ne kemi vështirësi, për t'i çuar këto gjëra në zonën e katastrofës.

"Ekziston një nevojë emergjente për një qendër të trajtimit shëndetësor në Tacloban dhe duhet të krijohet urgjentisht edhe një sistem për pastrimin e ujit të pijshëm. "Por mua më duket se ka probleme të tjera logjistike, thotë Homeag. Arsyeja janë pasojat e katastrofës natyrore. "Kapacitetet e pritjes në aeroportin e Taclobanit janë larg nga ideale."

Philippinen Taifun Flughaben in Cebu

Pritje në aeroportin filipinas në Cebu

Mësyhet pista e avionit

Sepse aeroporti i Taclobanit është ende i dëmtuar rëndë. Rruga nga aeroporti në qytet është e vështirë të kalohet. Edhe Homeag është dashur të niset me avionin 4268. Njerëzit në zonën e katastrofës presin me padurim avionë të tjerë. Shumë prej tyre duan të largohen sa më parë dhe të strehohen në vende të sigurta. Sipas njoftimeve të dëshmitarëve të martën (12.11.13) qindra vetë mësynë pistën e aeroportit në Tacloban për të hipur në njërin prej avionëve të paktë. Por organizatat e ndihmës deri tani janë në gjendje të marrin shumë pak njerëz me vete.

Pasi jepet njoftimi që avioni 4268 nuk do të niset, ndihmësi Homeag ulet një herë në çantën e madhe, me të cilën transporton ilaçet. Ai shpreson se në ditët e ardhshme do të mund të niset për në Tacloban. Vetëm, kur të mbërrijë atje, mund të shohë, se cila lloj ndihme është më e nevojshme.