1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asnjë marrëveshje por vullnet për vazhdim dialogu

Në takimin e lamtumirës në Soci të Rusisë, presidentët Xhorxh Bush dhe Vladimir Putin nuk arritën marrëveshje në asnjë prej çështjeve më të rëndësishme. Por të dy ata demonstruan vullnet për vazhdimin e dialogut.

default

Komenti i Deutsche Welles

Presidenti Bush duket e ka njohur në shikim të parë gjendjen shpirtërore të Putinit. Të dy politikanët e vlerësojnë përsonalisht njëri tjetrin, por politikisht kanë qëndrime të kundërta. Fjalë kundërshtuese janë dëgjuar për shumë çëshjte, si Kosova, sistemet e mbrojtjes raketore dhe Irani. Putini dhe Bushi nuk e kursejnë njëri tjetrin. Retorika e tyre ta kujton kohën e luftës së ftohtë. Raportet mes Rusisë dhe SHBA i kanë sjellë në një gjendje të ngrirë.

Takimi lamtumirës pak para largimit të Putinit nga posti i presidentit, synonte ngrohjen e raporteve. Mirëpo as palmet dhe perëndimi i diellit mbi Detin e Zi në Soci, nuk ndihmuan. Zgjidhja e problemeve më kontestuese i mbetet presidentëve të ardhshëm.

Megjithatë takimi i Socit mund të konsiderohet si shpresëdhënës. Presidenti Putin ishte i kënaqur me faktin se Uashingtoni i ka marrë seriozishtë rezervat ruse ndaj sistemeve të mbrojtjes raketore. Por Putini me siguri që do të ishte shumë më i knaqur, sikur shumë më herët të kishte dëgjuar se SHBA, Rusia dhe Evropa duhet të jenë partnere në ndërtimin e këtyre sistemeve. Rusia është e mendimit se deri tani nuk ishte partner i barabartë me SHBA. E njëjta ndjenjë është edhe ndaj çështjes së anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeogjisë në Nato.

Eshtë e vërtetë që Putini shënoi një fitore në Bukuresht, sepse të dyja këto vende duhet të presin edhe ca kohë për anëtarësim. Rusia ka kërcënuar se do ti drejtojë raketat drejt Ukrainës, nëse anëtarësohet në Nato.

Sami i Brukselit dhe takimi i Socit dëshmojnë se kërcënimet kryesore në botë, si terrorizmi, tregtia me drogë dhe gjendja në Afganistan mund të luftohen vetëm me forca të përbashkëta të Natos, SHBA dhe Rusisë.

Duket që të dyja palët e kanë kuptuar se raporti i Uashingtonit me Moskën është një prej celësve kryesor. Bush tani kërkon bisedime të barabarta me Putinin, por tani është tepër vonë. Të dy ata janë modele të vjetëruara.

  • Data 07.04.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdFv
  • Data 07.04.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdFv