1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ashton: Zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë të përgatitura mirë

Raundi i rii dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës fokusohet në përgatitjet për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë. BE dëshiron një pjesëmarrje sa më të lartë.

Për të gjashtëmbëdhjetën herë me rradhë,por për herë të parë një të dielë (08.09.), kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takohen në një darkë pune në Bruksel. Në zyrën e kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton, thuhet se në “kalendarin e ngjeshur të shtatorit” mbledhjet të dielën nukjanë një gjë e pazakontë. Dhe kësaj rradhe pritet që bisedimet do të zgjasin deri natën vonë. Ato filluan pasdite vonë pas kthimit të përfaqësueses së lartë të BE-së nga Lituania, ku merrte pjesë në një takim joformal të ministrave evropianë të punëve të jashtme.

“Kryeministrat vazhdojnë bisedimet e fundit të gushtit. Ne presim që një vemendje e madhe do t’i kushtohet përgatitjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit", tha zëdhënësja e shefes së diplomacisë së BE-së, Maja Kocijançiç.

Në Bruksel përsërisin deklaratën e Catherine Ashton, e cila i ka përshëndetur hapat e ndërmarra përpërgatitjen e zgjedhjeve në Kosovë si nga Beogradi ashtu dhe nga Prishtina, sidomos lidhur me "vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe regjistrimin e shumë partive dhe subjekteve në tërë Kosovën."

Ashton: Zgjedhjet duhet të jenë të përgatitura mirë

Në të njëjtën kohëCatherine Ashton i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojnë përgatitjet e zgjedhjeve, që sipas fjalëve të saj përbëjnë një "moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës," duke pasur si synim zhvillimin efikas të tyre dhe një pjesëmarrje të mirë të zgjedhësve në to.

"Nuk shtrohet më pyetja se çfarë ka mbetur e diskutueshme, ne duam që këto zgjedhje të përgatiten mirë dhe në këtë kontekst do të diskutohet të dielën", tha Kocijançiç duke shtuar: "Megjithatë kjo nuk do të jetë tema e vetme. Do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së prillit. Ju e dini se implementimi është duke u realizuar dhe duhet të vazhdojë me ritmin, që kanë premtuar të dyja palët. "

BE dëshiron një vendim për telekomunikacionin dhe energjetikën

Në selinë e BE-së pritet që raundi i 16 i bisedimeve Daçiç Thaçi të sjellë lëvizje, nëse jo marrëveshje në çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë elektrike. I të njëjtit mendim është edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sërish u shpreh se pret një marrëveshje të mundshme përfundimtare në këto dy fusha. Megjithatë burimet diplomatike në Bruksel janë të rezervuara dhe përsërisin se "marrëveshja pritet", edhe pse kjo frazë përsëritet që nga muaji qershor.


Në të njëjtën kohë në zyrën e shefes të diplomacisë së BE-së nuk mundën të konfirmojnë njoftimin se në takimin e së dielës do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në Bruksel thonë se është Beogradi dhe Prishtina, që vendosin se kush do të jetë në delegacionet e tyre, por bëjnë gjithashtu të ditur se Europa dëshiron të shohë edhe "vendime përfundimtare."