1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ashton: Serbia duhet t'i vazhdojë reformat

Chaterine Ashton vizitoi Beogradin vetëm një ditë pas formimit të qeverisë së re. Nga Serbia pritet që të vazhdojë rrugën e afrimit me BE.

Catherine Ashton

Catherine Ashton

E ngarkuara e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme Chaterine Ashton ishte e "impresionuar me angazhimet e Serbisë që në vitin 2018 të bëhet anëtare e BE-së". Në një fjalim të mbajtur në parlament, ajo tha se shpreson që Serbia deri në atë kohë do të përfundojë negociatat e anëtarësimit. Por është shumë me rëndësi që të gjitha partitë politike të angazhohen në këtë drejtim, sepse "Serbia mund të jetë një shembull i mirë për tërë rajonin".

Ashton theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Prishtinën. Ajo tha se duhet vazhduar me zbatimin e denjë të Marrëveshjes së Brukselit, të arritur para më shumë se një viti, me ndërmjetësimin e saj. Si shumë të rëndësishme vlerësoi edhe reformat ekonomike, juridike dhe politike në këtë vend, që janë edhe parakusht për integrim në BE.

Ashton, Daçiq dhe Thaçi

Në të ardhmen Daçiqin e zëvendëson Vuçiq.

"Serbia mund të ndihmojë edhe në zgjidhjen e problemeve në Bosnje-Hercegovinë. Ndaj ajo është një partner i rëndësishëm i BE-së në këtë rajon", theksoi Ashton duke shtuar se "kontributi i Serbisë për bashkëpunim në vendet e rajonit mund të jetë vendimtar për stabilitetin e Ballkanit".

Baronesha Ashton është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq, kryetaren e parlamentit Maja Gojkoviq dhe autoritete të tjera. Ajo uroi qeverinë e re që të ketë sukses në punën e saj të ardhshme dhe në zbatimin e reformave. Gjatë qëndrimit ntë saj në Beograd nuk u bë e ditur ndonjë datë e vazhdimit të dialogut Prishtinë - Beograd, në përbërje të re Thaçi - Vuçiq.