1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ashton: Përparime evidente në raportet Beograd - Prishtinë

Shefja e diplomacisë evropiane Chaterine Ashton do të informojë krerët e BE-së për rezultatet në dialog. Sipas saj, raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë më të qëndrueshme, por marrëveshje përfundimtare ende nuk ka.

default

Ashton, Thaçi dhe Daçic

Pas gjashtë orë bisedimesh mes delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel u tha se kryeministrat Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi kanë afruar qendrimet por nuk janë arritur marrëveshje përfundimtare për disa çështje të rëndësishme. Takimi është mbajtur me ndërmjetësimin e të ngarkuarës së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Chaterine Ashton. Në takimin e mbrëmshëm është biseduar për disa çështje të hapura, në veçanti në drejtësi, polici dhe organizimin e zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serbe në veri. Chaterine Ashton tha se është bërë punë e mirë dhe janë arritur përparime të rëndësishme në sektorin e policisë, gjykatave dhe zgjedhjeve lokale për serbët.

"Kur kemi parasyshë se këto ditë do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE, mund të them se unë do t'i informoj ata për përparimet që janë bërë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Janë bërë hapa konkret drejt normalizimit të raporteve mes këtyre dy vendeve“, theksoi Ashton.

Afrim por jo marrëveshje përfundimtare

Catherine Ashton und Hashim Thaci

Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi në prag të takimit se shpreson aritjen e marrëveshjeve përfundimtare rreth disa çështjeve të hapura drejt normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërsa në dalje nga takimi kryeministri i Kosovës foli vetëm për përparimet e arritura por jo edhe për marrëveshje përfundimtare. Thaçi tha se me kryeministrin Daçiq ka biseduar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, në vjeshtë të këtij viti, për emrimin e shpejtë të komandantëve të policisë në veri të Kosvoës dhe për disa çështje të tjera. "Përparime janë arritur lidhur me ligjin për amnistinë", deklaroi Thaçi, por pa dhënë shpjegime të mëtutjeshme se si do të duket ky ligj. Grupet e punës kanë punuar edhe gjatë natës së kaluar në përpilimin e normaleve në këtë ligj. "Mendoj se kemi shënuar përparime të mira drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi rënë dakord që sërish të takohemi në fillim të korrikut dhe shpresoj se implementimi i marrëveshjeve të arritura do t'i kontribuojë përparimit të vendeve tona në procesin e integrimeve evropiane.“

Pirtet vendimi i vendeve anëtare të BE-së

Ndonëse në prag të këtij takimi është spekuluar me mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për telekomunikacionin dhe energjinë, këto marrëveshje nuk janë arritur. Grupet e punës do të vazhdojnë takimet edhe ditët e ardhshme, lidhur me të gjitha çështjet e hapura. Vendet anëtare të BE-së duhet të marrin vendimin javën që vjen nëse Serbisë do t'i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova pret fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizim-asociimit. Pritet që sot (21.06.2013) në zyrat e Chaterine Ashton të mbahet edhe një drekë pune mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.