1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ashton kritikon në Kiev dhunën ndaj demonstruesve

Në qendër të Kievit policia dhe njësitet elitë hynë gjatë natës në kampin e protestuesve pro perëndimorë duke u përleshur me demonstruesit. Shefja e diiplomacisë europiane Ashton kritikon dhunën ndaj demonstruesve

default

Catherine Ashton në Kiev

E ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton qëndroi për vizitë në Kiev. Ajo shkoi dhe vizitoi edhe demonstruesit në sheshin e Pavarësisë. Të martën (10.12) shefja e diplomacisë europiane ishte takuar më parë për tre orë e gjysëm me presidentin prorus, Viktor Janukoviç, i cili njoftoi se një delegacion i rangut të lartë nga Kievi do të udhëtojë për në Bruksel për konsultime me Komisionin e BE-së. Zyrtarisht në Komisionin e BE-së u tha që Ashton dëshiron të ndihmojë Ukrainën për të dalë nga kriza politike. Vizita e Ashton-it në Kiev në fakt të kujton ngjarjen e 2004 kur paraardhësi i saj, Javier Solana gjatë "Revolucionit të Portokalltë" pati marrë pjesë në një tryezë bisedimesh në Kiev. Atëherë u gjet një zgjidhje paqësore pas konfrontimeve edhe falë pjesëmarrjes së ndërmjetësuesit. Por çfarë roli mund të luajë Bashkimi Europian sot, ku përsëri qindramijëra njerëz dalin nëpër rrugë dhe kërkojnë ndryshime demokratike?

Roli i BE-së, shpresë për demonstruesit

Ukraine Janukowitsch Ashton 10.12.2013

Ashton dhe Janukovitç -Kiev, 10.12.13

Nga ana e tij Viktor Janukoviç pas një heshtje të gjatë dëshiron po ashtu të gjejë një zgjidhje paqësore. Ai është i gatshëm të marrë pjesë në një tryezë bisedimesh kombëtare. Ideja për të gjetur një kompromis në rrugën për zgjidhjen e krizës vjen nga ish presidenti ukrainas Leonid Kravatçuk. Nëse Jakunovitç në këtë tryezë do të lejojë edhe vende për përfaqësuesit e BE-së, kjo mbetet ende e hapur. Këshilltari i tij ishte shprehur së fundmi kundër pjesëmarrjes së ndërmjetësuesve ndërkombëtarë. Sanksionet si ndalimi i udhëtimeve për në vendet e BE-së apo ngrirje të llogarive bankare mund të jenë në plan të parë kundër ministrit të Brendshëm ukrainas, Vitalij Zachartschenko, Prokurorit të Përgjithshëm, Viktor Pschonka dhe një sërë zyrtarësh të tjerë që kanë shkelur të drejtat e demonstruesve paqësorë.

"Ne duam që Europa të ndërmarrë diçka për t'na mbështetur neve", deklaron një protestues. Ai thekson se vendet e BE-së duhet të jenë të gatshme që të vendosin sanksione kundër përfaqësuesve të caktuar shtetërorë të Ukrainës. Ai është i bindur po ashtu që së shpejti BE do të zhvillojë hetime të pavaruara për të zbardhur ngjarjet e ndodhura së fundi në këtë vend. "Këtë çështje, BE-ja duhet ta ketë prioritet", thotë një tjetër protestues. Janukoviç papritur kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes së asociimit e planifikuar për një kohë të gjatë me BE-në në fund të nëntorit duke shkaktuar indinjatë dhe protesta masive tek qytetarët e Ukrainës.