1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ashpërsohet lufta për pushtet në Rumani

Në Rumani, është ashpërsuar lufta për pushtet mes presidentit Basesku dhe kryeministrit Ponta. Së pari u shkarkuan kryetarët e të dyja dhomave të parlamentit, dhe tani inicohet procedura për shkarkimin e presidentit.

Në Rumani, të martën (3.4.2012) u shkarkuan kryetarët e të dy domave të parlamentit. Në dy seanca të jashtëzakonshme të cilat u thirrën papritur të martën, deputetët e shumicës social-liberale kanë votuar për shkarkimin e kryetarit të Senatit, Vasile Blaga, kryetares së dhomës së deputetëve, Roberta Anastase dhe avokatit të popullit, Georghe Iancu. Që të tre ata janë zëvendësuar me njerëz të Aleancës Qeveritare social-liberale USL, e cila përbëhet nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Partia Nacional-Liberale (PNL). Të dy kryetarët e shkarkuar të dhomave të parlamentit i përkasin Partisë Liberal-Demokratike në opozitë (PDL).

Në foto, Viktor Ponta

Në foto, Viktor Ponta

Përveç kësaj, qeveria e kryeministrit Viktor Ponta (PSD) lëshoi një urdhëresë urgjente përmes së cilës kufizohen të drejtat e Gjykatës Kushtetuese pët të vërtetuar se a janë në përputhje me kushtetutën vendimet e parlamentit. Në këtë mënyrë gjykatës i mohohet mundësia për të bllokuar pezullimin e presidentit. Dhe kulmi i luftës për pushtet mes presidentit Basesku dhe kryeministrit Ponta u arrit pastaj të mërkurën (4.7.2012) kur koalicioni i qeverisë inicoi procedurën për shkarkimin e Baseskut.

Basesku: Veprimet janë sulme kundër institucioneve të shtetit

Kryetari i Senatit, Vasile Blaga e vlerësoi si të kundërligjshëm për shkak të gabimeve procedurale votimin për shkarkimin e tij.  Blaga dhe Anastase ishin politikanët e vetëm të Partisë Liberal-Demokratike konservatore që kishin mbajtur postet e tyre pas ardhjes së Pontas në pushtet. Presidenti rumun Traian Basesku i dënoi veprimet si "sulme kundër institucioneve të shtetit". Opozita foli bile për "grushtshtet" dhe "puç".

Në foto, Viviane Reding

Në foto, Viviane Reding

Kritika gjithashtu erdhën edhe nga jashtë. Kështu ambasadori amerikan në Bukuresht, Mark Gitenstein, tha se demokracia dhe drejtësia ndodhen në rrezik në Rumani. Ngjashëm u shpreh edhe komisionerja e BE-së për çështje të Drejtësisë, Viviane Reding. Edhe Gunther Krichbaum (CDU), kryetari i Komisionit për çështje evropiane në Bundestagun gjerman e sheh në rrezik shtetin ligjor në Rumani. "Një shtet në fakt gjithmonë është i thirrur që vet të rregullojë punët e tij të brendshme. Por Rumania është një anëtar i BE-së dhe ka premtuar përqafimin e vlerave evropiane dhe aty bëjnë pjesë edhe demokracia dhe sundimi i ligjit. Dhe me rindërtimin e institucioneve shtetërore në Rumani, gjithnjë e më shumë krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një demokraci të drejtuar në mënyrë autoritare për të mos thënë demokraci defektive. Evropa nuk mund të qëndroj indiferente", tha Krichbaum në një bisedë me DW.

Kontrolli i gjyqësorit nuk duhet të ekzistojë në vendet evropiane

Ekziston frika se veprimet e fundit kanë në shënjestër lirinë dhe pavarësinë e gjyqësorit në Rumani.  Deputetja socialdemokrate në Bundestagun gjerman Susanne Kastner theksoi në bisedë me Deutsche Welle-n se kjo është plotësisht e papranueshme: "Kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Një kontroll i gjyqësorit nuk duhet të ekzistojë. Në një shtet evropian, duhet të ketë një gjyqësor të pavarur.  Aleanca qeverisëse social-liberale USL do të bënte mirë po të respektonte këto rregulla sepse çdo gjë tjetër do të ishte një hap në një drejtim që unë personalisht mendoj se nuk është i mirë."

Në foto, Traian Basescu

Në foto, Traian Basescu

Sipas Kushtetutës rumune, presidenti  i shtetit mund të pezullohet nga Kuvendi nëse ai kryen "shkelje të rënda" të Kushtetutës. Atëherë elektorati duhet të vendosë brenda 30 ditëve në një referendum popullor për shkarkimin e tij. Gjatë kësaj kohe kryetari i ri i senatit  Crin Antonescu (PNL) në bazë të kushtetutës do të kryente detyrën e presidentit dhe do të kishte të gjitha kompetencat e tij. Dhe këtu bën pjesë edhe mundësia për të falur dikend. Si për shembull ish kryeministrin Adrian Nastase.