1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ashpërsohet konflikti mes Turqisë dhe kurdëve

Turqia kundërpërgjigjet me sulme ajrore pas vrasjes së 24 ushtarëve dhe policëve turq, që humbën jetën pas një sulmi të kurdëve në Lindje të Turqisë. Nga bombardimet turke janë vrarë 15 ushtarë të PKK-së.

Ushtarë turq në rajonin kurd të Hakarit

Ushtarë turq në rajonin kurd të Hakarit

Gjatë një sulmi të kryengritësve kurdë, më i rëndi prej vitesh, kanë vdekur në Lindje të Turqisë të paktën 24 ushtarë dhe policë turq. Njësitë rebele të partisë së ndaluar kurde, PKK kishin sulmuar gjatë natës në të njëjtën kohë disa postblloqe policie dhe ushtarake në kufirin me Irakun.

Forcat e armatosura turke fluturuan menjëherë mbi pozicionet e dyshimta të PKK-s në veri të Irakut. Nga bombardimet ajrore duhet të kenë vdekur të paktën 15 luftëtarë të PKK-së, bëjnë të ditur mediet vendore. Burimet kurde njoftuan që njësitë e ushtrisë turke kishin kapërcyer kufirin për në Irak.

Presidenti turk, Abdullhah Gyl

Presidenti turk, Abdullhah Gyl

Gyl bën të qartë kundërpërgjigjen turke

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan anuloi një udhëtim të planifikuar për jashtë vendit. Ndërsa presidenti Gyl u shpreh. "Askush nuk duhet ta harrojë këtë. Ata që mendojne se me sulme të tilla dobësojnë shtetin tonë, e kanë gabim. Hakmarrja jonë do të jetë e madhe", tha presidenti turk Abdullah Gyl. Sulmet, erdhën një ditë pas shpërthimit në rajonin juglindor të Bitlisit, ku u vranë 5 oficerë policie e u plagosen tre të tjerë. Presidenti Gyl nuk ka shumë që vizitoi zonën me qëllim që të ngrinte moralin e trupave pas një shtimi të dhunës së kryengritësve kurdë.

PKK e cila është klasifikuar nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja si një organizatë terroriste, ndërmori në vitin 1984 në juglindje të Turqisë së banuar me shumicë kurde një luftë të armatosur kundër forcave të sigurimit dhe për një shtet kurd të pavarur.

Autor: AG/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi