1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ashpërsohen luftimet në Ukrainën lindore

Sipas të dhënave të policisë lokale në Ukrainë disa raketa me rreze të gjatë veprimi kanë rënë në qytetin lindor ukrainas, Mariupol. Përgjegjës duket te jenë separatistët prorusë.

Në sulmin kundër Mariupolit kanë humbur jetën së paku 15 vetë. Raketa me rreze të gjatë veprimi ranë në një lagje të banuar të qytetit prej 500.000 banorësh. Sipas të dhënave të administratës lokale u godit një treg në juglindje të qytetit. Luftëtarë ukrainas kanë bërë fjalë për „shumë të plagosur“ . Ushtria ukrainase kë bërë të ditur se rebelët kanë goditur me raketa dhe si pasojë një numër i madh shtëpish janë shkatërruar.

Qyteti-port i rëndësishëm nga ana strategjike

Qyteti në Detin e Zi është qyteti i fundit më i madh në rajon, të cilin ende e ka nën kontroll nga Kievi. Qyteti port është i rëndësishëm nga ana strategjike, sepse ai qëndron mes territoreve të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore dhe gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska.

Edhe në gushtin e vitit të kaluar ka pasur luftime të përgjakshme rreth Mariupolit, ku ushtria ukrainase pësoi humbje të konsiderueshme. Ndërkohë luftimet në të gjithë zonat e Ukrainës lindore janë ashpërsuar në fundjavë. Në fillim të shtatorit, partitë në konflikt pas negociatave në Minsk ranë dakord për një armëpushim, i cili praktikisht nuk u zbatua asnjëherë.

Rebelët paralajmërojnë një ofensivë të re

Gjithnjë e më shumë janë ashpërsuar luftimet deri sa të premten rebelët prorusë e rrëzuan përfundimisht armëpushimin e Minskut dhe kërcënuan me një ofensivë të re. Sipas agjencive ruse të lajmeve, të cilat citojnë Alexander Sahartshenkon, „presidentin“ e vetëshpallur të Republikës popullore, qëllimi është pushtimi të gjithë rajonit – në rast nevoje edhe përtej kufirit të Donjeckut. Më parë trupat ukrainase pas muajsh të gjatë luftimesh u tërhoqën nga aeroporti i Donjeckut.