1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ashpërsohen frontet pas zgjedhjeve në Tajlandë

Përkrahësit e qeverisë mbrojnë votën dhe nuk i durojnë dot më bllokadat e vazhdueshme. Tajlanda ndodhet para muajve të një përshkallëzimi të ri dhe paralizimi politik.

Në zgjedhjet parlamentare në Tajlandë, që u shoqëruan me bllokada dhe bojkot, sipas Komisionit Zgjedhor kanë marrë pjesë aq pak votuesve si kurrë më parë. Edhe në qendrat e përkrahësve të qeverisë dhanë votën vetëm gjysma e votuesve, njoftoi të hënën Komisioni Zgjedhor. Në zgjedhjet e vitit 2011 votuan 75 përqind e gati 50 milionë votuesve.

Rezultati i zgjedhjeve nuk u shpall të hënën, sepse demonstruesit kishin penguar votimin në nëntë provinca dhe në shumë lokale zgjedhore. Atje duhet të organizohet përsëritja e zgjedhjeve.

Kundërshtarët e qeverisë njoftuan protesta të tjera. "Kjo është një luftë e ashpër. "Ai që duron më gjatë, fiton", tha kryetari i Komitetit demokratik Popullor të Reformave (PDRC), Akanat Promphan. ”Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe harxhim të fondeve shtetërore. Ata kërkojnë një Këshill Tranzitor, për të zbatuar reformat përpara zgjedhjeve.

Demokratët, partia opozitare e afërt me to, që bojkotoi zgjedhjet, njoftoi se do ta mbrojë në gjyq rezultatin e zgjedhjeve. Kryeministrja Yingluck Shinawatra shprehu
megjithatë shpresën se hendeqet ideologjike në vend mund të kapërcehen."

Në veri dhe verilindje të vendit, në fortesat e përkrahësve të qeverisë, pjesëmarrja sipas Komisionit Zgjedhor ishte 54-56 për qind, në kryeqytetin e Bangkok nga ana tjetër vetëm 26 për qind. Atje kundërshtarët e qeverisë, që protestojnë, kanë shumë mbështetës, të cilët sabotuan zgjedhjet në 500 nga 66000 qendrat e votimit. Në nëntë krahinat jugore nuk qe e mundur të zhvilloheshin zgjedhje, sepse demonstruesit bllokuan ardhjen e materialit zgjedhor.