1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Asgjë nuk është e sigurtë

Zgjedhjet në landin e Hesenit dhe të Saksonisë së Poshtme u ndoqën me vemendje edhe në qëndrat e partive në Berlin. Për shkak të rezultatit shumë të paqartë në Hessen analiza e zgjedhjeve ka filluar që tani.

Zgjedhje në Saksoninë e Poshtme dhe në Hesen

Zgjedhje në Saksoninë e Poshtme dhe në Hesen

Zgjedhje u zhvilluan në dy lande. Ndikim në rang federate, së paku indirekt, do të ketë vetëm rezultati i Hesenit. Meqë si unioni ashtu edhe socialdemokratët e përjashtuan në fushatë koalicionin mes tyre, shtrohet pyetja: Çfarë duhet bërë tani? Përgjigja e kryetarit të socialdemokratëve, Kurt Beck, është "Semafor". Pra një koalicion nga socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbrit, ngjyrat e këtyre partive janë identike me dritat e semaforëve. Beck bëri të qartë, se me kë nuk duhet bërë koalicion në asnjë mënyrë në Hesen. "Me të ashtuquajturën parti e majtë nuk do të ketë bashkëpunim. Dhe pastaj do të shohim"

Nqs liberalët do t´i mbeten besnik asaj që thanë në fushatën zgjedhore nuk do të ketë koalicion semafor me unionin dhe socialdemokratët, tha sekretari i përgjithshëm i liberalëve Dirk Nebel. Këtë mundësi liberalët e përjashtuan që në zgjedhjet parlamentare të 2005. Edhe atëherë liberalët u patën forcuar si tani në Hesen dhe Saksoninë e Poshtme. "Ndërsa të tjerët humbasin liberalët fitojnë, megjithëse spektri partiak ka ndryshuar. Kjo flet që strategjia jonë është në rregull."

Kryeatri i fraksionit të unionit kristian demokrat, Volker Kauder, ka përvojë që prej dy vjetësh me koalicionin e madh. Refuzimin përfundimtar për një aleancë të tillë ai nuk deshi ta jepte fillimisht nga Berlini. "Nuk mund tö them tani në se një gjendje e tillë e jashtëzakonshme do të krijohet në Hesen. Unë vetëm mund të them, se kur të ketë përfunduar kjo natë votimi ne në koalicionin e madh në Berlin duhet t´i përvishemi punës. Pra kjo natë votimi përfundon tani dhe ne në koalicionin e madh do t´i përvishemi punës."

Kancelarja Angela Merkel do të bëjë analizën zgjedhore me një humbës Roland Kochun dhe një fitues, Kristian Wulfin. Wulf në Saksoninë e Poshtme ka fituar peshë dhe ndikim brenda unionit. E kundërta ndodh me Kohun në Hesen, i cili konsiderohej për kohë të gjatë kundërshtari i Merkelit brenda partisë dhe për të cilin flitej se kishte ambicje për postin më të lartë në Gjermani.

Shpresa të vagullta për pjesëmarrje në qeveri japin tani sërish të gjelbrit. Kryetarja e të gjelbërve, Klaudia Rot, thotë: "Nuk ekziston vetëm mundësia e një ndërrimi të qeverisë, por me të vertetë të një ndryshimi politik. Do të kemi zgjedhje parlamentare interesante. Asgjë nuk është e sigurtë. Dhe ky është edhe sinjali i mbrëmjes këtu."

Që një koalicion kuq-kuq-gjelbër në Hesen do të përshendetej nga të majtët në Berlin, e bëri të qartë shefi ekzekutiv i tyre Dietmar Bartsch. Por ai theksoi një tjetër aspekt të zgjedhjeve në Hesen dhe Saksoninë e Poshtme. "Ne kemi ndryshuar sot pejsazhin kulturor, politik të Gjermanisë. Dita e sotme është për ne një sukses në perëndim. Të arrijmë në një land si Saksonia e Poshtme, tregon fare qartë: se ne mund ta arrijmë të hyjmë në parlamente në çdo land të federatës nga Schleswig-Holsteini deri në Bavari."

Pavarësisht nga kjo të majtët në landin e Berlinit qeverisin së bashku që prej vitit 2001. Edhe ky është një shkak për të pohuar se unioni dhe liberalët, socialdemokratët dhe të gjelbrit do të krijojnë koalicion në Hesen nëqoftëse arithmetikisht mjafton për një shumicë. Këtë situatë kemi tani.

DW.COM

  • Data 28.01.2008
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyjL
  • Data 28.01.2008
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyjL