1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

ASEAN-i kundër masave ndëshkimore ndaj Myanmarit

Bashkimi Evropian dhe Azia Juglindore nuk janë të të njëjtit mendim nëse kundër juntës ushtarake në Myanmar duhet të vendosen sanksione ekonomike.

Takimi i vendeve të ASEAN-it në Sindapur

Takimi i vendeve të ASEAN-it në Sindapur

Në një kohë që BE i ka ashpërsuar sanksionet, Bashkësia e Shteteve të Azisë Juglindore, ASEAN është kundër masave ndëshkimore. Qëndrimet nuk u afruan në takimin e së enjtes (22.11) në Singapur.

Presioni ndërkombëtar ndaj juntës ushtarake të Myanmarit po shtohet. Të enjten, ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë të ASEAN-it në Singapur, përfaqësues të BE u takuan me shefat e qeverive të federatës aziatikojugore të shteteve. Të paktën në një pikë të dyj palët janë të të njëjtit mendim, tha presidenti i Komisionit të BE, Zhoze Manuel Baroso:"Në çështjet e të drejtave të njeriut, pozicionet tona po afrohen, edhe ne e mbështesim procesin e pajtimit kombëtar në Myanmar"

Protestues demostrojnë kundër juntës ushtarake të Maynmarit, para ambasadës së Singapurit në Bangkok, 16 nëntor 2007

Protestues demostrojnë kundër juntës ushtarake të Maynmarit, para ambasadës së Singapurit në Bangkok, 16 nëntor 2007

Por në temën e sanksioneve, edhe më tej ka mendime të ndryshme. Komisarja e BE, Benita Ferrero-Valdner tha se ndihmat financiare të BE varen nga një hapje dhe demokratizim i Myanmarit. BE u përmbahet sanksioneve të tij, ndalimit të importit të drurit, metaleve, mineraleve dhe gurëve të cmuar nga Myanmari: "Këto janë shumë qartë - të ashtuquajtura sanksione të zgjuara-.Këto sanksione prekin shumë qartë juntën, regjimin, të gjithë ata që fitojnë të gjitha paratë. Njerëzit në Birma janë kaq të varfër. Përkundrazi, ne punojmë në interes të popullit. Ne u ndihmojmë njerëzve në çështje si banimi, shkollimi etj."

Logo ASEAN und EU

Logo ASEAN und EU

Por shtetet e Aseanit vazhdojnë t'i kundërshtojnë edhe më tej sanksionet. Pasi patën respektuar më parë dëshirën e anëtarit të tyre, Myanmarit duke e anulluar daljen e të dërguarit të OKB-së, Ibrahim Gambari në takimin e nivelit të lartë, kryeministri i Singapurit, Lee Hsien Long u pozicionua papritur dhe i kërkoi Myanmarit që ta cojë përpara pajtimin kombëtar: "Pajtim kombëtar do të thotë që të niset një dialog me Aung San Su Ci-në dhe partinë e saj, do të thotë lirim i të burgosurve politikë, do të thotë të gjendet një kalim paqësor për në demokraci dhe të marrë fundi shfrytëzimi ekonomik i popullit. Eshtë e qartë se çfarë duhet bërë, të paktën nga këndvështrimi i shumicës së shefave të shteteve të vendeve të ASEANIT."

Ministri i jashtëm i Kamboxhias Namhong Hor dhe kolegu gjerman Frank-Walter Steinmeier

Ministri i jashtëm i Kamboxhias Namhong Hor dhe kolegu gjerman Frank-Walter Steinmeier

Jo të gjitha vendet e ASEAN-it kanë të njëjtin mendim. Këtu qëndron edhe problemi i bashkësisë johomogjene të shteteve, sepse format e shteteve dhe të feve brenda saj janë shumë të ndryshme. Presidentja e Filipineve, Arojo, nuk u lodh së theksuari se sa e rëndësishme është për vendin e saj lirimi i Auung Sang Suu Ci-së: "Më lejoni ta them qartë, ne i përshëndesim përparësitë e ASEAN-it, por ne jemi të shqetësuar për zhvillimet në Myanmar, përsa u përket të drejtave të njeriut. Veçanërisht ne nuk aprovojmë mënyrën e veprimit me Auung San Su Ci-në dhe kërkojmë lirimin e saj, tani."

Tema të tjera të takimit ishin hapat e përbashkët kundër ndryshimit të klimës si dhe bashkëpunim më i ngushtë në fushën ekonomike. Bisedimet e nisura për krijimin e një zone të tregtisë së lirë po avancojnë me vështirësi.

  • Data 23.11.2007
  • Autor Claudia Sarre
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CSOi
  • Data 23.11.2007
  • Autor Claudia Sarre
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CSOi