1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asambleja e përgjithshme e OKB: takimi i madh i krizës

Më shumë se 140 kryetarë shtetesh priten në Nju Jork në asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Kriza aktuale si lufta kundër milicëve të terrorit të IS-it, Ebola apo qendrimi ndaj Iranit do të hedhin hije mbi konferencën.

Për ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në javën e OKB-së do të jetë fjala për "të mbështetur qeverinë e re irakiane të përmirësojë gabimet e së kaluarës" dhe përpjekje për të lidhur të gjitha rajonet dhe besimet në një qeveri të përbashkët. Synimi është "t'i hiqet mbështetja ISIS", mbështetje e ardhur deri tani nga pjesë të zhgënjyera të popullsisë irakiane.

Në Nju Jork Steinmeier do të veprojnë edhe në mënyrë aktive "për organizimin e angazhimit kundër terrorizmit islamit si ISIS" dhe për të theksuar rolin e Gjermanisë, në radhë të parë duke pasur parasysh livirimet e armëve gjermane për luftëtarët kurdë në Irak.

Sipas Heather Conley, Uashingtoni e kupton se livirimet e armëve për luftëtarët Peshmerga "kanë qenë një vendim i rëndësishëm për Berlinin." Ekspertja për Gjermaninë në Think Tank-un "Center for Strategic and International Studies", tha për Deutsche Welle-n se nuk beson që pas këtij vendimit "në këtë moment" të ketë pritje specifike për Gjermaninë.

Ushtarë gjermanë kundër IS?

Außenminister Frank-Walter Steinmeier in Bagdad

Frank-Walter Steinmeier në Bagdad

Por nga pala amerikane dëgjohen edhe vlerësime të tjera. Deutsche Welle ka mësuar nga shumë burime se qeveria Obama ka pritje më të mëdha nga Gjermania. Duket se në periudhë afatmesme pritet edhe një pjesëmarrje e gjermanëve në sulmet ajrore kundër pozicioneve të "shtetit islamik" dhe në rast të angazhimit me trupa tokësore të njësive speciale amerikane edhe këtu një kontribut gjerman. Ka mundësi që Steinmeier të konfrontohet me këto pritje në Nju Jork. Përparimi i rrufeshëm i milicive të IS-it në veri të Sirisë dhe fluksi i refugjatëve kurdë në Turqinë fqinje nuk ia bëjnë të lehtë qeverisë gjermane t'i përmbahen refuzimit të deritanishëm të sulmeve ajrore gjermane.

Në asamblenë e përgjithshme të OKB-së qeveria amerikane do të përqendrohet në forcimin e mëtejshëm të koalicionit anti-ISIS, i cili u farkëtua në konferencën e Parisit, thotë Heather Conley. Tani sytë janë drejtuar tek Presidenti Obama. Si kryetar i radhës i KS ai do të drejtojë të mërkurën (24.09.) personalisht seancën e Këshillit të Sigurimit.

Rezolutë kundër ekstremistëve

Në takim duhet të miratohet një rezolutë e cila obligon të gjithë shtetet të veprojnë me ligje kombëtare kundër të ashtuquajturve "Foreign Fighters". Aktualisht sipas të dhënave të New York Times, në Siri dhe Irak luftojnë më shumë se 15.000 luftëtarë të huaj në krah të IS dhe ekstremistëve të tjerë islamikë. Më shumë se 2000 mendohet se vijnë nga Evropa, ndër ta qindra nga Gjermania. Rezoluta e paraqitur nga SHBA sipas gazetës "do të vendoste për herë të parë për shtetet kombëtare standarde internacionale në rastin e rekrutimit nga organizata terroriste." Rezoluta do të kishte detyrim ligjor megjithëse sipas ekspertëve në plan kombëtar mundësitë për zbatim janë të dobëta.

UN Vollversammlung Obama

Presidenti i SHBA Barack Obama

Këtu hyjnë në lojë gjermanët. Vendi është një "aleat i rëndësishëm" kur është fjala për të legjitimuar politikisht politikën e SHBA-së në Lindjen e Afërt, mendon Jeremy Shapiro nga Think Tank Brookings Institution në Uashington. Si një vend që i ka thënë "Jo" ndërhyrjes ushtarake në Libi dhe në luftërat e deritanishme në Irak, Gjermania gëzon shumë besueshmëri në plan ndërkombëtar. "SHBA do të kërkojnë nga Gjermania një mbështetje maksimale politike dhe retorike", parashikon Shapiro.

Vatra të tjera krize

Krahas luftës lundër shtetit islamik dhe krizës së Ukrainës, javët e fundit në krye të axhendës së krizave të asamblesë së përgjithshme të OKB-së është zhvendosur edhe sëmundja infektive Ebola. "Fjala është që tani të zhvillohen aktivitete ndërkombëtare, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e situatës vendet më të prekura dhe këto janë aktualisht Liberia, Sierra Leone dhe Guinea", tha Steinmeier. "Për këtë vendet e Veriut, që janë në situatë më të mirë sa i përket pajisjes me medikamente se shumë shtete afrikane, duhet të japin kontributin e tyre." Steinmeier ka parasysh para së gjithash spitale fushore, medikamente dhe transport të sëmurësh dhe e formuloi me këto fjalë objektivin: "Shpresoj që të ketë një rritje të ndjeshme të ofertave ndërkombëtare për ndihmë."

Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit bisedimet për çështje bërthamore do të jenë ndër prioritetet e axhendës. "Ofensiva iraniane e sharmit" është në asamblenë e përgjithshme një lloj "rituali vjeshte", po aq e sigurt sa fillimi i shkollës apo gjethet që bien në pyll, shkruan Suzanne Maloney nga Brookings Institution. Por pritjet e larta të muajve të kaluar ua kanë lënë vendin prej kohësh frikërave: bëhet fjalë për gjithçka ose asgjë, analizon Maloney.

Në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të bëhet pra fjalë në radhë të parë për menaxhimin e krizave aktuale. Tema të diktuara nga domosdoshmëria e politikës së ditës. "Për momentin duket se axhenda e OKB-së diktohet shumë fort nga ajo që na shqetëson sot dhe nesër dhe më pak nga çështje afatgjata", thotë Michael Werz nga Center for American Progress. "Kjo lidhet edhe me atë që këto refleksione afatgjata strategjike për shumë vende nënkuptojnë diskutime të cilat në rrethana të caktuara kushtojnë më shumë para dhe janë të vështira të zbatohen politikisht."

Kjo vlen sidomos për Gjermaninë. "Dhe pikërisht për këtë arsye krijohet përshtypja se politikanët kanë disi frikë prej tyre."