1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asadi injoron ultimatumin e Ligës Arabe

Presidenti i Sirisë Assad reziston: Vendi nuk do t'i nënshtrohet presionit ndërkombëtar. Në rast nevoje ai vetë do të luftojë deri në vdekje. Konflikti sirian mbetet i pazgjidhur dhe i rrezikshëm për popullin.

Sa do t'i rezistojë Assadi presionit

Sa do t'i rezistojë Assadi presionit

Në kryeqytetin sirian Damask është sulmuar një ndërtesë e partisë qeverisëse Baath të presidentit Baschar al Assad. Sipas njoftimeve të dëshmitarëve ndaj godinës janë hedhur të paktën dy granata. Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kishin rrethuar në masë të madhe shtëpitë boshe në Masraa, thuhet më tej. Ndërkohë ultimatumit të Lidhjes Arabe ndaj regjimit në Siri për shkak të ushtrimit të dhunës së tij të vazhdueshme ndaj opozitës i ka kaluar afati. Presidenti al-Assad nuk tregon gatishmëri për të bërë lëshime. Gazetës britanike "Sunday Times" ai i tha se Siria nuk do të përkulet ndaj presionit të jashtëm. Lidhja Arabe kishte kërkuar që deri të shtunën në mesnatë t'i jepej fund dhunës ndaj opozitës dhe të lejohej të hynte brenda një grup vëzhguesish arabë. Në rast të kundërt vendi rrezikohet nga sanksione të ashpra. Organizata prej 22 anëtarësh ka pezulluar anëtarësimin e Sirisë.

Si është gjendja në Siri?

Varrimi i të vrarë në protesta

Varrimi i të vrarë në protesta

Meqenëse në vend ndodhen shumë pak gazetarë, njoftimet është vështirë të konfirmohen. Sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut forcat e sigurimit të regjimit kanë vrarë ditën e  shtunë të paktën 17 njerëz. 140 vetë duhet të jenë arrestuar në provincën Idlib. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se numri i viktimave qysh prej fillimit të protestave në mars ka arritur më shumë se 3500. Më parë ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton, kishte deklaruar në televizionin NBC se e sheh Sirinë në prag të një lufte civile. Ajo tha se Assadi e ka provokuar popullin. Edhe disa njësi të forcave të armatosura janë bashkuar me opozitën. Që prej fillimit të protestave në mars 2011 në Siri janë vrarë rreth 3 500 vetë, por ndoshta numri mund të jetë më i lartë. Regjimi i Asadit flet për 619 të vrarë.

Autor: dpa/M Kelmendi

Redaktoi. A Verbica

  • Data 20.11.2011
  • Fjalët kyç Siri, Asad
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13Dt8
  • Data 20.11.2011
  • Fjalët kyç Siri, Asad
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13Dt8