1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

As ligji i ri zgjedhor nuk është në përputhje me kushtetutën

Gjykata Kushteteuese gjykoi, se mandatet shtesë në ligjin elektoral të reformuar në 2008 në Gjermani janë në kundërshtim me kushtetutën. Në 2013 zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ndaj kërkohet shpejt një zgjidhje e re.

Kjo është një shuplakë e rëndë për koalicionin qeveritar. Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe është se ligji zgjedhor është "në kundërshtim" me kushtetutën dhe "i pavlefshëm". Kështu nuk ka aktualisht ligj për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet parlamentare. Parlamenti i ri duhet të zgjidhet më së voni në tetor të vitit të ardhshëm. Deri atëherë legjislativi duhet të krijojë një ligj të ri zgjedhor.

Në fund të vitit 2011 konservatorët (CDU/CSU) dhe liberalët (FDP) i imponuan në parlament rregullat e reja kundër dëshirës së opozitës. Socialdemokratët (SPD) dhe ekologjistët (të Gjelbërit)si dhe më shumë se 3000 qytetarë ngritën padi. Pika kryesore e kritikës kish të bënte me të ashtuquajturat mandate shtesë.

Proces jo i lehtë

Mandate të tilla parlamentare krijohen, kur një parti me anë të votimit maxhoritar merr më shumë mandate të drejtpërdrejta dhe kështu më shumë vende në parlament, nga sa do t'i takonin gjithsej nga rezultati i votimit proporcional. Në këtë mënyrë raporti i vërtetë i forcave nuk korrespondon kurrë me rezultatin e vërtetë procentual.

#video#Nga përvoja dihet se mandate shtesë marrin gjithnjë partitë më të mëdha, sepse për mandatet e drejtpërdrejta mjafton një shumicë e thjeshtë. Në zgjedhjet parlamentare të 2009 të 24 mandatet shtesë i morën CDU dhe CSU, ndonëse ato edhe pa mandatet shtesë kanë shumicën së bashku me FDP.

Jo vetëm mandatet shtesë janë të komplikuara

Gjykata Kushtetuese arriti tani në përfundimin se cënohet barazia e shanseve të partive. Sipas gjykatës rol ka luajtur edhe e ashtuquajtura peshë negative e votave. Kështu quhet fenomeni i komplikuar, kur një parti megjithëse ka fituar më shumë në një land, nuk merr një mandat më shumë, në një land tjetër federal humbet madje një mandat. Ky rezultat paradoksal është i mundur për shkak të një llogarie të komplikuar të votimit në proporcional dhe të mandateve shtesë.

Për të zgjidhur problemet e njohura, gjykatësit kushtetues i kërkuan vendimarrësit në vitin 2008 në një rast të ngjashëm, që të miratojë një rregullore të re deri në korrik të vitit 2011. Megjithëse partitë patën kohë të mjaftueshme, ato e realizuan reformën e ligjit elektoral me pesë muaj vonëse. Presidenti i Gjykatës Kushtetuese, Andreas Vosskuhle, u shpreh me fjalë të qarta kritike. Pavarësisht nga "një afat i mjaftueshëm" prej tre vjetësh, për të gjetur një zgjidhje të re, rezultati është "zhgënjyes", tha gjyqtari më i lartë gjerman. Ky vlerësim është "mendimi unanim" i senatit të dytë, i cili e ka marrë vendimin nën kryesinë e Vossuhles.

Kryetari i parlamentit Lammert i bën thirrje të gjitha fraksioneve

Gjyqtarët kushtetues presin nga ligjvënësi, që të kufizojë shpërndarjen e mandateve shtesë në atë masë, saqë të "respektojë karakterin bazë të zgjedhjeve parlamentare". Vosskuhle e konsideron të pranueshëm "limitin maksimal të lejueshëm prej 15 mandatesh".

Eshtë në rradhë të parë detyrë e politikës, e partive dhe e parlamentit, "që të krijojë një ligj të ri zgjedhor në pajtim me atë, që garanton kushtetuta", theksoi Vosskuhle.

Për reformën e re të ligjit zgjedhor politikës i mbetet fare pak kohë. Deri në vjeshtën e vitit 2013 duhet të zgjidhet parlamenti i ri. Zëvendësi i zëdhënësit të qeverisë në Berlin, Georg Streiter, iu referua përgjegjësisë së parlamentit. Kryetari i parlamentit Norbert Lammert (CDU) u rekomandoi grupeve parlamentare, "që të gjejnë një zgjidhje mundësisht konsensuale, për të shmangur edhe përshtypjen e një favorizimi, apo diskriminimi të partive të veçanta, apo të kandidatëve."

Urteil Wahlrecht Bundestag

Salla plenare e Bundestagut

PSD: Koalicioni qeveritar ka abuzuar me ligjin zgjedhor

PSD, që pati sukses me padinë e saj në Karlsruhe, është e kënaqur. Deputeti Thomas Oppermann foli për një "ditë të mirë për demokracinë tonë dhe për qytetaret dhe qytetarët". Koalicioni ka marrë përgjigjen për keqpërdorimin e ligjit zgjedhor si ligj të forcës, tha ai. Por nga ana tjetër Oppermann e di se partia e tij në të kaluarën ka përfituar nga mandatet shtesë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 ka pasur nëntë mandate shtesë, dy më shumë se tani për CDU-në.