1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

As konfirmim, as e përgenjeshtrim për toponimin "Maqedoni e Veriut"

Opozita socialiste dhe parti të tjera opozitare greke ia faturojnë qeverisë legjitimimin e kërkesave të kryeministrit maqedonas.

Protesta përpara parlamentit të Maqedonsë në lidhje me emrin e vendit

Protesta përpara parlamentit të Maqedonsë në lidhje me emrin e vendit

Selaniku ishte sot stacioni i dytë pas Shkupit për ndërmjetësin ndërkombëtar për emrin e Maqedonisë M. Nimetz. Atje ai u takua për një orë e gjysmë me përfaqësuesin grek në proces Vasillaqis para se të udhëtojë për në zonën e famshme turistike të Kalkidës që pritet ta çlodhë disi pas bisedimeve maratonë por të pafrytshme deri më sot në konfliktin e të dy fqinjëve për emrin.

"Unë jam njeri optimist dhe ajo që po them është se me durim mund të gjendet zgjidhja" ishte vlerësimi i bashkëbiseduesit të tij grek Vasillaqis me gjithë tonet e përmbajtura të zotit Nimetz kur tha "se nuk u beson afateve kohore" dhe se "duhet kohë për të parë se ku jemi".

Siç bëri edhe në Shkup, ndërmjetësi ndërkombëtar nuk konfirmoi, por as e përgenjeshtroi diskutimin e variantit Maqedoni e Veriut, por u mjaftua të theksojë se një propozim nga ana e tij do të bëhet vetëm kur të të jetë shumë konkret dhe se ajo çka konstatoi është "serioziteti i të dyja palëve".

Deklarata ndërkohë e ndërmjetësit ndërkombëtar ku bëri fjalë edhe për "probleme të tjera", "përveç çështjes qendrore të emrit", siç pritej, ngjalli reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës socialiste, por edhe të partive të tjera opozitare që ia faturojnë qeverisë legjitimimin e kërkesave të kryeministrit maqedonas Gruevski për "minoritet maqedonas në Greqi" me veprimin e gabuar, sipas tyre, të përgjigjes së Karamanlisit ndaj letrës së homologut të tij Gruevski por edhe mungesën e një qëndrimi kategorik që do t’i hiqte çdo mundësi palës tjetër për të hedhur mbi tavolinë dhe çështje të tjera. "U shtruan një sërë çështjes që do t'i cilësoja periferike ndaj çështjes qendrore të emrit,... të cilat nuk janë bërthama..., që unë do të propozoja t'i lemë mënjanë dhe të proekuohemi me çështjen e emrit që është kaq e vështirë sa nuk mund ta rendojmë me çështje të tjera" tha Nimetz duke lenë të kuptohet, ashtu si edhe shefi i tij Ban Ki Mun në përgjigjen ndaj letres së kryeministrit Maqedonas Gruevski, se mund të shtrohen për diskutim pas zgjidhjes së konfliktit për emrin. "Porosia që ka zoti Nimetz është vetëm një, të diskutojmë për emrin. Cilido vend që ka pikëpamje tjetër, mund të dëgjohet, por kjo nuk do të thotë se ndajmë të njejtën pikëpamje" ishte deklarata e Ministres së Jashtme greke Bakojani në prag të vizitës së Nimetz, që edhe si e tillë u vlerësua si tolerante nga analistët që flasin për një manovër të suksesshme diplomatike të palës tjetër.

  • Data 22.08.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F381
  • Data 22.08.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F381