1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Arumunët në Shqipëri & Prejardhja e tyre & Binjakëzimi i Gjirokastrës me Klinën

Në Shqipëri është hapur së fundi një debat publik lidhur me popullsinë vllahe ose arumune, statusi zyrtar i të cilës është ai i një grupi etno-kulturor. Shkak është bërë një kërkesë e paradokohshme e presidentit rumun, Trajan Basesku, gjatë vizitës së tij në Tiranë, për ngritjen e këtij statusi në atë të një minoriteti kombëtar. Cilat janë argumentat pro dhe kundër kësaj kërkese në debatin që po zhvillohet në Tiranë?

Po kush janë arumunët apo vllehët dhe cili është identiteti i tyre? Pse përpiqet Rumania t`i quajë ata pjesë të popullit rumun, dhe pse bëhet luftë shifrash kur përmenden arumunët e Greqisë dhe Shqipërisë? Profesori gjerman Thede Kahl ka shkruar doktoraturën me studimin e vllehëve të Ballkanit.

Rajonet e Klinës në Kosovë dhe ai i Gjirokastrës në Shqipëri kanë kryer binjakëzimin mes tyre, duke rritur nivelin e shkëmbimeve mes qytetarëve, institucioneve, dhomave të tregëtisë e ato të kulturës. Përfaqesues nga Gjirokastra kanë qenë në Klinë, sikundër perfaqësues nga Klina kanë bujtur në Gjirokastër.

Autor: Ani Ruci/Aida Cama/Odise Kote

Redaktoi Bahri Cani

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NvIS
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NvIS