1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Arumunët, minoritet kulturor apo ethnik?

Në Shqipëri është hapur debati publik lidhur me popullsinë vllahe ose arumune, statusi zyrtar i të cilës është ai i një grupi etno- kulturor. Presidenti rumun, Trajan Basesku kërkoi statusin e minoritetit kombëtar.

Logo e shoqatës së arumunëve të Shqipërisë

Logo e shoqatës së arumunëve të Shqipërisë

Origjina e popullsisë vllahe ose arumune ka qenë dhe mbetet një objekt studimi i historianëve perëndimorë që merren me Ballkanin. Teza e tyre mbizotëruese është ajo e një popullsie të lashtë me origjinë trako- ilire.

Prof. Beqir Meta, studiues, Drejtor i Institutit të Historisë në Tiranë thotë se kjo tezë për origjinën e vllahëve përkon edhe me pikpamjen e historiografisë shqiptare. "Autorë rumunë mbrojnë tezën se më shumë gjasa ka që kjo të jetë një popullsi trako- ilire, e romanizuar, që ka qëndruar për një kohë të gjatë në këto territore dhe ka ruajtur karakteristikat e saj deri në ditët e sotme"

Historia duket se ka bërë të vetën duke mos i dhënë shanset popullsisë vllahe të krijojë një shtet të vetin, por të vijë duke u asimiluar dher integruar me popullsisirë e vendeve ballkanike. Vllahët sot nuk janë një popullsi kompakte në një territor të caktuar por gjënden të shpërndarë në grupe etno- kulturore në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Serbi, Rumani madje deri në Kroaci pa patur një komb mëmë. "Nuk është kombi rumun kombi mëmë i popullsisë vllahe. Prandaj edhe vllahët quhen "arumunë". Kur kombi rumun është krijuar, ky grup etno- kulturor ka ekzistuar në territoret e veta, ka një lashtësi shumë më të madhe se moment i formimit të kombit rumun," thotë Beqir Meta

Kjo popullsi e lashtë me origjinë trako –ilire humbet në rrjedhat e historisë për t’u rishfaqur në dokumentat historike, në shek V dhe VI. Në shek. XVII ajo paraqitet mjaft e fuqizuar dhe bashkë me shqiptarët krijon në qytetin e Voskopojës një kulturë tepër të përparuar për kohën. Rënia e Perandorisë Otomane dhe krijimi i shtetit të pavarur shqiptar i gjen vllahët si pakicë etno- kulturore. Një komision hetimor i Lidhjes së Kombeve, i ardhur në Shqipëri në vitin 1921 për të verifikuar dhe regjistruar minioritetet etnike nuk i klasifikon vllahët si një minoritet etnik por një grup etno- kulturor të integruar në shoqërinë e shumicës shqiptare. Komisioni njohu si minoritete kombëtare në Shqipëri atë grek, maqedoans dhe serbo- malaze, që janë të tillë edhe sot e kësaj dite. Që nga formimi i shtetit shqiptar dhe deri më sot ka ndodhur një integrim ekonomik, politik dhe shpirtëror i popullsisë vllahe me atë shqiptare.

Këto argumenta janë në bazë të qëndrimit kundër që historiani Beqir Meta ka ndaj kalimit të statusit të popullsisë vllahe në Shqipëri nga ao e një grupi etno- kulturor në atë të një minoriteti kombëtar. "Të përpiqesh të krijosh minortitete kombëtare atje ku ato nuk janë ështe e rrezikshme. Kjo nuk është as në dobi të integrimit europia, as të proceseve demokratizuese që ndodhin në Shqipëri. Dhe ajo që është më e rëndësishme nuk është në dobi as të popullsisë vllahe qe tani e sheh veten të njësuar me popullsinë shqiptare, të barabarteë në të gjitha pozicionet drejtuese të shtetit, ekonomisë, shkencës, kulturës artit.

Jani Gusho, kërkon që arumunët të njihen si pakicë etnike.

Jani Gusho, kërkon që arumunët të njihen si pakicë etnike.

Por nuk mendon kështu Jani Gusho, anëtar i kryesisë së shoqatës," Arumunët e Shqipërisë", e cila që prej 15 vitesh kërkon që popullsia vllahe të gëzojë statusin e minoritetit kombëtar. "Përderisa flitet për një popullsi vllahe që jeton në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Serbi, Bulgari, ajo ka një gjuhë të përbashkët që na lidh kudo qe jemi. Karakteristiaka kryesore e një popullsie është gjuha".

Ai thotë se vllahët në Shqipëri nuk janë të diskriminuar, por marrja e statusit ë minoritetit kombëtar do t’u krijojë atyre mundësi më të mëdha për të ruajtur pikërisht gjuhën dhe traditat, sidomos kur Shqipëria si një vend potencial për anëtarësim në BE do të ketë detyrime të tjera nga ato që ka sot, për të plotësuar ndaj minoriteteve kombëtare.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NwVZ
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NwVZ