1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Arti në Rajhun e Tretë

Një projekt kërkimor i Institutit Qendror për historinë e artit, në Mynih tregon çfarë pamjeje kishte estetika artistike "moderne" e udhëheqjes naziste, dhe cilat ishin veprat që shiheshin në ekspozitat e artit.

Ekspozita më e madhe gjermane e artit, ngritur nga nacionalsocialistët

"Ekspozita më e madhe gjermane" e artit, ngritur nga nacionalsocialistët

E çuditshmja, e shtrembëruara, abstraktja, kërkohej më kot nga viti 1937 në vitin 1944 në "ekspozitën më të madhe gjermane" të artit të ngritur nga nacionalsocialistët. Vepra nga mjeshtrat e modernes si Otto Dix, Ernst Barlach, Franz Marc, Karl Schmidt-Rottluff ose Oskar Schlemmer, u cilësuan direkt pas marrjes së pushtetit si "të degjeneruara" dhe u hoqën nga muzeumet. Çfarë pamjeje kishte estetika artistike "moderne" e udhëheqjes naziste, dhe cilat ishin veprat që shiheshin në ekspozitat e artit, e tregon një projekt kërkimor i Institutit Qendror për historinë e artit, në Mynih.

Vizitorë të Ekspozitës më të madhe gjermane të artit, ngritur nga nacionalsocialistët

Vizitorë të "Ekspozitës më të madhe gjermane" të artit, ngritur nga nacionalsocialistët

Tre gra nudo dekorojnë pikturën, një ndodhet shtrirë, tjetra ulur dhe e treta lëshohet mbi një shtizë. Të treja i kanë mbledhur flokët topus dhe janë duke parë përreth pa ndonjë objektiv të caktuar. Kjo të kujton një peizazh tipik malor gjerman, me pemë bredhi dhe një lum në sfond. Ajo nuk ka aspak të bëjë me antikën greke, megjithatë titulli i pikturës së Ivo Saligerit është "Pjesa tjetër e Dianës". Ajo u tregua për herë të parë në vitin 1940 në "Shtëpinë e Artit" në Mynih, në kuadër të "Ekspozitës më të madhe gjermane të artit". Këtë e dokumentojnë fotografitë e ekspozitës, të cilat kanë regjistruar me saktësi veprat që nga vitit 1938 deri 1944.

Ekzistenca e fotografive nuk ka qenë e njohur për një kohë të gjatë, prandaj e papritura ishte shumë e madhe për Christian Fuhrmeister nga Instituti gjerman për historinë e Artit, dhe kolegët e tij kur rastësisht zbuluan këtë album me fotografi: "Kur i ramë në të çfarë përmbajnë albumet e fotografive, kjo ka qenë në vitin 2004 ose 2005, na u bë e qartë se kemi të bëjmë me Ekspozitën më të madhe gjermane të artit, kështu na lindi ideja të bënim një projekt."

Vepra të prezantuara në Ekspozitën më të madhe gjermane të artit, ngritur nga nacionalsocialistët

Vepra të prezantuara në "Ekspozitën më të madhe gjermane" të artit, ngritur nga nacionalsocialistët

Vërtet, që pas vitit 1945 ka patur shumë studiues që janë marrë me artin pamor nacionalsocialist, por njohuritë e tyre janë bazuar vetëm në katalogët e ekspozitave ose në artikujt e gazetave, të cilat prezantojnë shpesh vetëm objekte të artistëve prominentë. Rigjetja e fotografive, të cilat prezantohen online, në kuadër të këtij projekti të madh kërkimor, mundëson hedhjen e vështrimit real mbi atë çka ka parë publiku në atë kohë: "Sigurisht, që mbizotëruese janë të gjitha temat që i përgjigjen shijes artistike të borgjezisë dhe borgjezisë së vogël që prej shek. 19-të, po vetëkuptohet plotësuar me tema genuine nacionalsocialiste, portrete Hitleri, më vonë pas fillimit të luftës edhe militaria, në kuptimin e gjerë të fjalës, edhe punime të tilla ka patur, por kur flasim për to, flasim për 10 apo 30 piktura nga 1800 gjithsej. Dhe kjo i ndryshon pak propocionet me të cilat është punuar deri tani."

Vetëkuptohet, temat ideologjike nuk duhet të mungonin, po ashtu siç nuk duhet të mungonin shoqëria nacionale ose kulti ndaj trupit, si për shembull heronjtë e artistëve nacionalsocialistë Arno Breker ose Josef Thorak. Por, krah plastikave të tyre me trupa me muskuj të ngjeshur dhe organe të kolme të të rinjve dhe të rejave gjermane, në artin e asaj kohe gjendet edhe një turli groteske, thotë Christian Fuhrmeister: "Ne kemi dhoma të tëra me suita arti dhe vepra artizanale, me figura të vogla, kiç, shnik-shnake, qen porcelani dhe kështu me radhë. Aty ka edhe shumë sende banale, që deri tani nuk kanë qenë parë si eksponate të ekspozitës së artit."

Dokumentation von Raum 2 der GDK 1939

Flash-Galerie Grosse deutsche Kunstaustellung

Duhet thënë se sipas katalogut, vizitorët e Ekspozitës më të madhe të artit gjerman, duhet të shihnin vetëm veprat "më të mira, më të përsosura", në mënyrë që të shihet "ajo çka përmban arti gjerman". Pas ekspozitës veprat shkuan në duart të elitës udhëheqëse nacionalsocialiste, siç shihet në listat e shitjeve: "Vetë Hitleri ishte blerësi më i madh në krahasim me të tjerët, ai dha 7 milionë marka për të blerë vepra bashkëkohore nga Ekspozita e Artit, në një aksion për afirmimin e vetvetes".

Projekti kërkimor i Mynihut nuk hedh vetëm një vështrim në artin nacionalsocialist, por shtron edhe pyetjen, nëse peisazhet piktoreskë si ato të kartolinave janë të ndryshme nga imazhet e ashtuquajtura "të gjakut dhe të tokës". Përgjigjja që ata do të japin pritet me interes.

Autor: Klaus Gehrke/ Aida Cama

Redaktoi: Angelina Verbica