1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Artemije shkarkohet në rangun e murgut

Pjesëtarë të policisë së Kosovës nxjerrin nga Manastiri Duboki Potok grupin e murgjve të revoltuar dhe ish peshkopin Artemije Peshkopi Artemije u shkarkua të premten në mbrëmje (19.11) dhe u kthye në rangun e murgut.

default

Në rangun e murgut- ish peshkopi Artemije

Pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë larguar sot (20.11.) në orët e hershme të mëngjesit nga manastiri i Duboki Potok të komunës së Zubin Potokut grupin e rebeluar të murgjve dhe ish peshkopin Artemije. Në këtë mënyrë tani të gjitha manastiret janë nën kontrollin e Eparhisë së Rashkës dhe Prizrenit dhe Kosovës dhe Metohisë, thuhet në një kumtesë të Eparhisë.

Grindje brenda kishës ortodokse serbe

Gracanica Monastery Kosovo Serbien

Manastiri i Gracanicës

"Policia, e cila në këtë pjesë të Kosovës përbëhet kryesisht nga serbët, e ka kryer me dinjitet punën e saj duke i larguar uzurpatorët nga manastiri pa përdorur dhunën", theksohet në kumtesë. Një incident i vogël është shkakuar vetëm nga ish peshkopi Artemije i cili ishte ngujuar dhe nuk donte të dilte nga dhoma e tij. Peshkopi i pensionuar Artemije ka udhëtuar mbrëmë për në manastirin Duboki Potok afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, megjithë ndalesën për të predikuar në kisha e manastire të Kishës Ortodokse Serbe, që e ka shpallur organi më i lartë i kësaj Kishe. Para disa ditësh Artemije kishte paralajmëruar formimin e kishës së re serbe, të veçuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Nga kumtesa e sotme mësohet se ish peshkopi në ngjarjen e mbrëmshme është mbështetur nga 40 murgj dhe dhjetëra qytetarë civilë. Mbrëmë me një vendim të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe Artemijes i është marrë titulli peshkop dhe është kthyer në rangun e murgut të thjeshtë.

Autor: Beta/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 20.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QEGY
  • Data 20.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QEGY