1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Arrihet marrëveshje për programin atomik iranian

Në Vjenë përfunduan me sukses negociatat pë programin atomik iranian. Marrëveshja paraqet arritje historike. Por edhe sfidat janë shumë të mëdha.

Nwegociatat ne Vjene

Negociatat

Ka një lajm të mirë dhe një të keq. Së pari lajmi i mirë: më në fund doli një tym i bardhë në Vjenë, në negociatat për programin atomik iranian. Por lajmi i keq është se kjo marrëveshje ende nuk është saktësuar. Detyra kryesore është që të mbeten të kënaqur edhe ata të cilët në parim janë kundër diplomacisë në çështjen e programit atomik iranian. Dhe të mos harrojmë, ata janë të shumtë.

Si u arrit marrëveshja? Ish-ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner ka thënë njëherë: Ose do të ketë një bombë iraniane ose Irani do të bombarohet. Pa dyshim që të dyja këto opsione të tmerrshme, do të kishin pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për Iranin por për tërë botën. Negociatat në Vjenë ishin rruga e tretë për zgjidhjen e këtij problemi.

Rreziqet e opsionit ushtarak

Jamsheed Faroughi

Jamsheed Faroughi

Sanksionet kanë dhënë rezultate, por nuk paraqesin ndonjë zgjidhje në grindjet rreth programit atomik iranian. Ndërkohë iranianët kanë siguruar më shumë centrifuga dhe kanë pasuruar më shumë uranim, për të intensifikuar aventurat atomike. Nga ky këndëvështrim shihet se në tavolinë ka pasur vetëm dy opsione të tmerreshme: një zgjidhje win-win apo ndërhyrja ushtarake.

Përvojat nga lufta e Afganistanit dhe Irakut tregojnë se zgjidhjet e tilla nuk janë të mira. Ndaj zgjidhja ushtarake në parim do të sillte edhe më shumë probleme. Njeriu duhet të pranojë sinqerisht se bota dhe në veçanti rajoni nuk janë bërë më të sigurta pas ndërhyrjeve në Afganistan apo Irak. Përkundrazi. Ky është edhe shkaku pse diplomacia ka qenë kaq e rëndësishme në konfliktin me Iranin. Mosmarrëveshje ka pasur shumë, por përfunduan me një „Happy-End“.

Lista e kërkesave dhe çështjeve të hapura është e gjatë dhe është rritur nga viti në vit, nga negociatat në negociata, paralelisht me thellimin e krizës dhe destabilizimin e rajonit. Në fund negociatat kanë qenë më shumë politike se teknike, ndaj edhe ishte normale që në tryezën e bisedimeve ishin ministrat e Jashtëm të grupit 5+1 dhe Iranit.

Bëhej fjalë për sanksionet dhe heqjen e embargos së armëve kundër Iranit, për rolin e Iranit në programin e raketave ballistike, konfliktin e Jemenit, Sirisë, Irakut dhe në Bahrein. Por jo së fundi edhe për mbështetjen e islamistëve radikalë në Lindjen e Mesme. Ndërkohë që Irani ishte i interesuar edhe për heqjen e sanksioneve për shkak të keqësimit të gjendjes së njerëzve atje.

Një detyrë e rëndë

Kjo është në kuptimin e plotë të fjalës një ditë historike, një ditë e mirë jo vetëm për njerëzit atje, por edhe për të gjithë që kanë besuar në zgjidhjen me mjete paqësore të konfliktit. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Republikanët dhe lobi izraelit në SHBA do ta kenë vështirë të binden për këtë marrëveshje. Knogresi amerikan ka vetëm 60 ditë në dispozicion për të shikuar dhe miratuar këtë marrëveshje. Netanyahu e ka quajtur këtë marrëvëeshje si gabim historik.

Në Vjenë është shkruar një pjesë e historisë. Tani duhet të angazhohemi me të gjitha mjetet që kjo marrëveshje të zbatohet, para se vet ajo të bëhet histori.