1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Arrestohet themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange

Themeluesi i portalit të internetit, Wikileaks, Julian Assange është arrestuar sot në bazë të një fletëarresti evropian. Prokuroria suedeze ka kërkuar arrestimin e tij, lidhur me akuzën për ushtrim dhune seksuale.

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange është arrestuar sot të martën (7 dhjetor) në Londër, pas lëshimit të një urdhërarresti nga autoritetet suedeze.

Australiani 39 vjeçar akuzohet nga Suedia, për një delikt seksual të cilin ai kundërshton ta ketë kryer. "Ai akuzohet nga autoritetet suedeze për detyrim të paligjshëm, për ngacmim seksual dhe për përdhunim, të cilat mendohet të kenë ndodhur të gjitha në gusht të vitit 2010," tha policia në Londër nëpërmjet një deklarate.

Meqenëse nuk dihej deri tani se ku ndodhej, urdhëri i arrestit ndaj Assangeu ishte lëshuar në mungesë. Në rast arrestimi, ishte thënë se Assange do t'u dorëzohet autoriteteve suedeze. Julian Assange e përdori Suedinë si bazë për Wikileaks, sepse aty ka rregulla mjaft të forta për mbrojtjen lirisë së shtypit. Assange shkoi në Stokholm me ftesë të Partisë së Piratëve, e cila i kishte premtuar se në të ardhmen do t'i merrte në mbrojtje serverat e Wikileaks.

WikiLeaks NO FLASH

Më 14 korrik 2010 ai u njoh në Stokholm me dy femrat, që e denoncuan rreth një javë më pas në polici, për përdhunim. Më 18 gusht Assange kërkoi leje qëndrimi dhe pune në Suedi. Dy ditë më pas prokurorja Maria Jellstrand lëshoi në bazë të denoncimit të dy femrave urdhër arrestin në mungesë.

Një ditë më pas prokurorja Ewa Finné e anuloi këtë urdhër. Disa ditë më vonë Assange u morr në pyetje nga policia dhe prokurorja Marianne Ny lëshoi sërish urdhër arrestin. Në protokollin e marrjes në pyetje nga policia Assange kishte thënë se atë natë kishte bërë disa herë seks me njërën prej femrave në fjalë. Ai theksoi se kishte përdorur prezervativë. Njëra prej grave thotë se nuk kishte përdorur prezervativë. Ajo thotë se i kishte refuzuar ndonjëherë përpjekjet e Assanges për t'iu afruar seksualisht, por në një mënyrë të tillë, që kjo nuk kishte qenë tepër e qartë.

Në një intervistë ai pati thënë se nuk e ka të qartë, nëse kemi të bëjmë me një larje hesapesh për arsye personale, apo politike, por se sapo të mbledhë dëshmi dhe materiale për këtë do të dalë sërish në publik.

Autor: Aida Cama (Reuters/AP)

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora




DW.COM

  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRRQ
  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRRQ