1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Arrestohet në Pakistan ish ylli i kriketit Imran Khan

Në Pakistan është arrestuar politikani i opozitës Imran Khan, ish ylli i sportit të kriketit. Khan, i cili ndodhej në ilegalitet që prej vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të muajit, mori pjesë sot në një demonatrim të studentëve në universitetin Punjab në Lahore. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe forcat e policisë e kanë arrestuar Khanin, ndaj të cilit është vënë sërisht masa e arrestit shtëpiak. Akuza ndaj tij është se ka iniciuar demonstrimet kundër presidentit Musharraf. Ndërkohë zv/ministri pakistanez i informacionit Tarik Azem, njoftoi se parlamenti do të shpërndahet të enjten në mesnatë, sepse atëherë përfundon periudha legjislative. Deri në zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për datën 9 janar do të funksionojë një qeveri e përkohshme, e cila do të fillojë nga puna ditën e premte.

  • Data 14.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDgR
  • Data 14.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDgR