1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Arrestohen politikanë të opozitës në Pakistan, ndërkombëtarët të shqetësuar për situatën

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti, Pervez Musharaf, në Pakistan janë vendosur në arrest shtëpie shumë politikanë të opozitës.Të paktën 12 përfaqësues prominentë të opozitës janë arrestuar. Në fjalimin drejtuar kombit, Musharraf tha se e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për ta ruajtur unitetin kombëtar përballë konflikteve serioze të brendshme. Ai tha se qeveria ishte paralizuar nga ndërhyrja e gjykatave, të cilat po pengonin luftën kundër terrorizmit. Ai tha se ekstremizmi dhe terrorizmi kishin arritur nivele kritike. Sekretarja amerikane e Shtetit ,Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice) i tha televizionit CNN nga Turqia, se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është për të ardhur keq. Ajo bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët dhe për një kthim të shpejt drejt demokracisë. Edhe India fqinje i bëri thirrje qeverisë pakistaneze të rivendosë demokracinë. Po ashtu , SHBA -të , Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë treguar shqetësim për situatën në Pakistan.

  • Data 04.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0qe
  • Data 04.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0qe