1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestohen në Kamboxhia dy nga ish krerët e Khmerit të Kuq

12 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CARA

30 vjet pas sundimit të tmerrshëm të Khmerëve të Kuq në Kamboxhia, u arrestuan dy nga ish funksionarët e regjimit. Policia në Kamboxhia ka arrestuar ish-ministrin e jashtëm Ieng Sary dhe bashkëshorten e tij, Ieng Tirith. Ata u arrestuan në shtëpinë e tyre në kryeqytetin e Kamboxhias, Pnom Pen, dhe u dërguan në Gjykatën e krimeve të genocidit që mbështetet nga Kombet e Bashkuara. Ata janë në moshën 77 dhe 75 vjeçare. Ata pritet të përballen me akuza që lidhen me vrasjen e rreth 1,7 milionë kamboxhianëve gjatë sundimit të Kmerëve të Kuq nga vitet 1975 deri në 1978.