1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestime në Turqi

dpa/dw2 Qershor 2013

Gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë konservatore turke janë arrestuar rreth 1.000 vetë.

https://p.dw.com/p/18iY4
Fotografi: Reuters

Ministri i Brendshëm turk, Muamer Güler tha për mediat turke se gjatë mbi 90 demonstrata në 48 provinca të vendit janë marrë në paraburgim 939 vetë.

Protesta që nisi në fillim të javës me një kamp proteste paqësore në "Parkun Gezi" në qendër të Stambollit është zgjeruar në një protestë të përgjithshme kundër politikës së kryeministrit Erdogan në të gjithë vendin. Njerëzit janë duke kërkuar gjithnjë e më shumë dorëheqjen e qeverisë.

Sot kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili fillimisht kishte deklaruar se pavarësisht demonstratave vendimi për ndërtimin e një kazerme në Parkun Gezi tashmë është marrë dhe se ajo që është planifikuar do të bëhet, dha një deklaratë për sjelljen e policisë. Ai tha se përdorimi i gazit lotsjellës kishte qenë gabim.

Edhe presidenti turk Abdullah Gül i quajti veprimet e policisë jo me vend dhe jo proporcionale.